S’i pengon shtetësia investitorët e huaj, por problemi me pronat dhe ca të tjerë

Postuar në 12 Shkurt, 2012 05:05

Vetëm dy ditë zgjati diskutimi në media mbi deklaratën e fundit të Kryeministrit, se do të merrnin automatikisht shtetësinë shqiptare të gjithë ata që investonin 100 mijë euro e sipër. Pati nga ata që e cilësuan si “mufkën” e radhës së Berishës, por nuk munguan komentet, se kjo është një lëvizje e dëshpëruar për të thithur para/investime në një kohë kur pas pak më shumë se një viti do të zhvillohen zgjedhjet elektorale, ndërsa arka e shtetit nuk gjendet në kushtet më të mira të mundshme.

Megjithatë, nëse marrim ta analizojmë në kuptimin e parë këtë thirrje, pra që ka qëllim kryesore stimulimin e Investimeve të Huaja Direkte, duhen vlerësuar disa tregues: A është në të vërtetë shtetësia ajo që i pengon të huajt të investojnë në Shqipëri? Aspak. Problemi kryesor i investitorëve të  huaj në Shqipëri është ai i pronës. Madje një pengesë e tillë është ngritur sa e sa herë në raportet e institucioneve ndërkombëtare financiare.

Sapo dikush fillon të investojë, dalin një, dy apo tre pretendentë për pronarë duke i nxjerrë një mijë e një probleme, aq sa ia sjellin shpirtin në majë të hundës. Nëse nuk ndodh kjo, konkurrenca e pandershme do t’i mbysë të “ndershmit”. Madje, për këtë të fundit kemi shembuj të freskët.

Mungesa e të kualifikuarve përmendet gjithashtu gjerësisht në raporte. Vërtetë krahu i punës është ende i lirë në vend, por kompanitë kanë më shumë nevojë për specialistë dhe jo punëtor krahu në një kohë kur teknologjia zhvillohet me hapa të shpejtë.

S.E.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Pse nuk u krijon kushte favorizuese investuese shqiptareve kjo qeveria jone? Depozitat bankare jane te &#39;fryra&#39; ne monedhe te kursyera gjate viteve nga bashkeqytetaret tane. Politikat ekonomike dhe ofertat &#39; 1 euro&#39; , &#39; 100 mije euro&#39; etj. jane me shume per te grumbulluar ne kete vend &#39;te perndjekurit&#39; e lindjes dhe afrikane, se vallahi, shqiptaret jashte atdheut jane ne pritje &#39;te diteve te bardha&#39;. &#39;Bumi&#39; yne ekonomik, taksat me te uleta &#39;ne bote&#39; po behen &#39;kareme&#39; qe s&#39;i gjuajne me as &#39;peshqit&#39; e jo me &#39;peshkaqenet&#39;. Le te lodhet qeveria me gjithe &#39;forbesat&#39; me dambe-dambe !</p>

Submitted by Gusmari (not verified) on

<p>@ ajsberg- Nese ekspertet e pa anshem do te shkruanin listen e krimeve &amp; gafave qe ka bere ky i akuzuar ne jeten e tij, do te na dilte nje enciklopedi marrezie, krimesh e degjenerimi moral e politik.&nbsp;</p><p>Ndoshta enciklopedia me titull &quot;Dr. Lugati dhe modeli i tij politiko-ekonomik&quot; do te ishte bestseller worldwide dhe te pakten do te sherbente per nje gje te mire ne jeten e tij. Nuk e di ne do e pranojne ne ferr! Dyshoj se edhe atje nuk i ploteson kushtet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.