Greqi: Miratohet plani mes protestave, të plagosurve e ... përjashtimeve nga partia

Mbrëmë, natën vonë, është miratuar plani i shkurtimeve në parlamentin grek (gjatë ditës kish pasur protesta të fuqishme para parlamentit; pati me dhjetra të plagosur, dhe grupe të ndryshme tentuan të pushtonin parlamentin, por – ky është vëzhgim allasoj që vlen për ne shqiptarët – ‘Garda’ nuk vrau askënd). Debatet kanë qenë të ashpra. Ministrat mbajtën fjalime me tone apokaliptike. Në thelb, ata u përpoqën të përcillnin mesazhin se “nëse ky plan nuk miratohet, 130 miliardë eurot nuk do t’na livrohen nga BE-ja e FMN-ja, dhe ne marrim fund të gjithë”. 77 deputetë votuan kundër, megjithatë. 199 votuan në favor të planit.
Votat kundër sollën dhe një zhvillim politik në parlament. Mes tyre ishin dhe 22 socialistë dhe 21 konservatorë, të cilët nuk iu bindën vendimit të partive respektive, që kanë formuar qeverinë. Të dy këto parti, PASOK-u dhe Demokracia e Re pra, kanë marrë vendimin për t’i përjashtuar këtë deputetë nga radhët e tyre. Do të shërbejë kjo masë për të ruajtur kompaktësinë e dy partive, rrjedhimisht të qeverisë, në këtë moment krize? Apo do të prodhojë efektin e kundërt?
Re.Pu.
Comments
Tek ne PS perjashtoj 1
<p>Tek ne PS perjashtoj 1 deputet (Kac Islamin) dhe ben namin mendjat, MUNGES DEMOKRACIE NE PS, METODA ENVERISTE TE EDVIN RAMES!!! BLA BLA BLA.</p><p>Pa permendur profesionalitetin e forcave te rendit, pavarsisht se u dogjen banka, dyqane e muze histork te Greqis askush nuk u vra, se jeta e popullsis eshte pasuria me e madhe qe ka nje shtet...</p><p>Po me beri pershtypje mbrem tek kualicionet qe u formuan ne votim: Komunistet dhe fashistet u bashkuan ne voten kunder, ndersa demokratet dhe socialistet u bashkuan ne voten pro! Interesante kjo gje :)</p>
Sipas informacioneve te mia:
<p>Sipas informacioneve te mia: Ne Athine u dogjen e u plackiten rreth 40 objekte, midis tyre 10 banka, qendra tregetare dhe objekte historike. Te gjitha keto u kryen ne kuadrin e demostrimeve popullore kryesisht nen thirrjen e te majtes ekstreme, por nga 'njerez me maska' te yshtur nga interesa te ndryshme e grupime te ndryshme.Edhe pse mes zjarrit ne Athine parlamenti votoi masat e jashtezakonshme duke ja percjelle 'topin' serish 'merkozinjve'. Edhe ne parlament votimi u be mes shume te plagosurve deputet. Ne qofte se jashte tij ishin demtuar e plagosur nga nderhyrjet me gaz lotesjelles, brenda u demtuan se nuk ishin ne vijen e partive plot 45 deputete; 22-PASOK, 20 -Demokracia e Re se nuk votuan pro PSI-s dhe 2 te LAOS-it se votiuan pro. U perjashtuan nga grupet respektive parlamentare 'rrufe' me te mbaruar votimi dhe cudia eshte riformatimi i parlamentit grek pas kesaj : Pasoku ka 13o deputete, Demokracia e re ka 62 deputete dhe 52 deputete jane te pvarur qe sot ne mengjes ne totalin prej 300 deputete. Qe sot pritet te ndryshoje edhe politika greke pas nje nate 'bartolemeu' te votimit te memorsndumit te dyte me te veshtire ne historine e shtetit grek. Do te ndryshoje politika, pasi qe sot debutete nuk do te flasin me sipas 'ndjesive' por sipas vendimeve partiake. Te presim e te shohim se si do te shkoje ky 'eksperiment' me Greqine i bere nga BE, merkozinjte, entet finaciare e te vleresimit...Dy vite e gjysem lengim...</p>
Add new comment