Republika e Kosovës, apo Kosova? Kjo është çështja

Postuar në 14 Shkurt, 2012 04:59

Kosova do të quhet “Republic of Kosovo”, apo thjesht “Kosovo” në veprimtari e nisma rajonale? Ky është debati i ditës, në të cilin është përfshirë Prishtina zyrtare, mediat lokale  dhe diplomatët perëndimorë. Përpjekjet e Robert Cooper-it (“lehtësuesi” evropian i dialogut Prishtinë – Beograd, e quajnë gazetat në Kosovë), për të gjetur një formulë kompromisi, apo për të rënë dakord me njërën nga variantet e fillimit, do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë.

Ndërkohë në Kosovë po vihet në dyshim arsyeja pse ai po vjen vetëm në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa nuk do shkojë fare në Beograd. Derisa zyra për informim e zëvendëskryeministres Tahiri, nuk pranon ta komentojë pse Cooper-i vjen vetëm në Prishtinë, analisti Avni Zogiani mendon që arsyeja është vazhdimi i presionit te pala e cila është e gatshme për të lëshuar pe.

“Në momentin kur flitet për ekip të unitetit, flitet për lëshim pe. Presioni momental është te Prishtina, për të lëshuar pe. Kjo në fakt është një lëshim pe, pas një lëshimi pe të parë. Në Vjenë kemi filluar negociata teknike, të cilat më pas u shndërruan në negociata politike. Tash me Edita Tahirin kemi filluar negociata teknike, të cilat po na shndërrohen në negociata politike. Në këtë rast presioni po bëhet te pala e cila është parallogaritur që shërben. Cooperi, sipas gjitha gjasave, vjen me një para-marrëveshje që këtu është bërë një kompromis”, është vlerësimi i kryetarit të organizatës kundër korrupsionit dhe për dinjitet “ÇOHU”, Avni Zogiani...

Marrë, e përshtatur, nga Zëri

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Jam i bindun se te gjithe pa perjshtim do te ishin te knaqun, pefshi kryesisht kosovart, te quhej "Vilajeti i Kosoves".

Submitted by Anonim (not verified) on

Thaci, eshte nje analfabet qe eshte ber kryeminister dhe abmasadoret luajn me te si te duan.

Kete nuk e them qe ta fyej dhe nuk bej hiperbole, vetem ndegjoheni per 10 miuta ne ndonje interviste, ciladoqofte ajo.

Submitted by Niko (not verified) on

Zgjidhja me e mire per Kosovaret eshte te bejne Sali Berishen kryeminister. Te gjitha ceshtjet e hapura me serbet do te zgjidhen,sidomos per serbet.

Submitted by Gusmari (not verified) on

@ Niko - Thenia e dites! Bravo Niko, por a e pranojne valle kosovaret e ndershem bacen Sali?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.