Putini është ende i fortë; por rusët opozitarë po gjejnë sho-shoqin

Rusët që janë kundër regjimit të Putinit po bëhen të gjallë. Ende janë pakicë në vendin e tyre, por janë duke u organizuar. Deri para ca kohësh as që mund të mendoheshin forma të mobilizimit të tyre masiv, ndërsa tani janë një praktikë rutinore. Sot ishin bërë bashkë dhjetra mijëra vetë, dhe kishin zgjedhur një formë interesante proteste. Kishin formuar një zinxhir human (njerëz të kapur për dore me sho-shoqin), e ishin vendosur në Unazën 15 km-she që rrethon qendrën e qytetit (është si të bëhen dorë për dore banorët e Tiranës në Unazën e vjetër). Shumica e moskovitëve anti-Putin kishin veshur shaje dhe shirita të bardhë, dhe përshëndeteshin nga bori motor-çikletash që vinin vërdallë në shenjë solidarizimi. Aty pranë tentuan të bënin një anti-miting mbështetësit e regjimit (regjimet janë njësoj në gjithë botën: në momente delikate mobilizojnë bandat e tyre për të dhënë mesazhin se gëzojnë simpati në popull), të cilët tundnin në ajër një banderolë ku ish shkruar: Putini na do të gjithëve.
E vërteta është se “njeriu që i do të gjithë” nuk ndihet i kërcënuar në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit. Sondazhet thonë se ai do t’i fitojë këto zgjedhje qysh në raundin e parë. Por këto protesta tregojnë se opozita kundër tij po bëhet gjithnjë e më e zëshme. Dhe ky është një lajm i mirë që vjen nga Rusia, ku prej mijra vitesh të qënit në opozitë nuk është për t’u lakmuar.
M.N.
Comments
Eshte e vertete qe Putinit,

Eshte e vertete qe Putinit, si Berishes, i ka hypur shume ne qef pushteti dhe nuk do te largohet qe andej. Por ne ndryshim nga Mujshari i Viçidolit ai i fiton me ndershmeri zgjedhjet. Kundershtaret e tij kane te perbashket deshiren e tyre per te larguar doren e forte te Putinit nga pushteti. Por ata nuk kane nje platforme apo program qe t'i binde ruset se jane me te mire se ai. Ruset u dogjen nje here ne kohen e "demokratit" sarahosh Jelcin kur Rusia u kthye ne bordello. Dolen disa "oligarke" qe vodhen te gjitha pronat dhe pasurite energjitike, minerare, natyrore etj te vendit dhe fitimet i transferonin ne bankat perendimore! Ruset e thjeshte perfunduan me keq se ne kohen e komunizmit. Me ardhjen e Putinit ruset dhe Rusia po e rimarrin veten. Prandaj ata tani i fryjne kosit dhe nuk mashtrohen me nga fjalet e bukura mbi demokracine etj etj. Ata e kane kuptuar qe kjo lloj "demokracie" e ndertuar mbrapsht disa i ben te pasur, por miliona te tjere te varfer.

katarakt, kush ka me shume

katarakt, kush ka me shume milioner a PS a PD?

kush shkon me shpesh neper Dubaje e Parisa e Milano per qejfe e Shpingje a grate demokrate apo boset Socialiste?

Kush perdor x6 -ta a cunat e demokratve a te socialistave?

Kush ka vetura me luksoze a gazetaret anti berish apo pro Berish?

Pse qenka ogur i mire per

Pse qenka ogur i mire per Rusine. Di gje ti Muçi se çfare progami "demokratik"ka opzita ruse? Apo mjafton qe eshte kunder Putinit pa le te jete edhe 100 hjere me keq se ai! keto jane qendrim ne hava nga ne shqipatret, qe behemi merak dhe urojme qe te tjerte te kene demokraci po per ne s'ka fare rendesi nese kemi apo jo demokraci.

Add new comment