Socialistët justifikojnë Berishën; e ndërhyjnë kotmëkot në Kodin Penal

Sot komisioni i ligjeve do të shqyrtojë një paketë ndryshimesh në Kodin Penal; janë ndryshime të propozuara nga PS-ja, dhe synojnë penalizimin e kryeministrit e të ministrave në rastin kur këta të fundit janë pjesë e vendimeve kolegjiale të kundraligjshme, dhe me këtë përcjellin idenë se deri tani kryeministri e ministrat kanë qenë të lirë të bëjnë çdo vepër penale të mundshme, me kusht që kjo vepër të ketë ardhur si rezultat i një vendimi kolegjial.
Duket se është një lajthitje fatale e PS-së (nëse nuk është një alibi për apatinë politike përballë zullumeve të pafundme të qeverisë aktuale). Ata pretendojnë se neni 45 i Kodit Penal i merr në mbrojtje kryeministrin e ministrat për çdo paudhësi antiligjore që bëjnë, dhe nuk kuptohet se si mund të mbrojë ky nen një kryeministër apo ministër në rrethanat e, fjala vjen, veprës penale të parashikuar në nenin 248 (është thjesht një nga shumë rastet): “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.”
Në ç’vend thuhet se ky nen nuk aplikohet në rastin kur autori i veprës penale është kryeministri, apo ministri? Këtë mund të na e thonë veç socialistët, të cilët një dreq e di pse i japin të drejtë Berishës kur është mbrojtur në më shumë se një rast me arsyetimin: “Është një vendim kolegjial; nuk mund të dënohet Këshilli i ministrave”.
M.N.
Comments
Une e di qe edhe te qelluarit

Une e di qe edhe te qelluarit mbi turmen dhe vrasja deri me 50 demostrues eshte vendim kolegjial i KM. Tani e tutje, fale nderhyrjes se Opozites kjo nuk do te ndodhe kurrë më.

Mbajtja e Prenit ne arrest shtepie dhe e Llupos ne burg eshte antiligjore. FBI nuk ka pse fut hundet ne vrasjet qe jane bere si Keshill Ministrash. Tani e tutje, bujrum. Rrofte Partia Socialiste!

Zoti Nano ju si gjithmone e

Zoti Nano ju si gjithmone e keni fare te lehte te qelloni PS, tashme kjo puna e "apatise te PS-se" po na behet legjende, po kesaj rradhe te eshte lagur baruti me duket. Komenti juaj politik ka ne thelb nje analize juridike qe duhet t'ja kishit lene me mire ta bente nje profesionist. PS-ja nuk po synon aspak te amnistoje ndonje veprim te deritanishem te KM apo ndonje ministri. Eshte thjesht nje perpjekje per te individualizuar pergjegjesine penale ne raste kur vepra te nje organi kolegjial sjellin pasoja te renda shoqerore dhe faji ngelet jetim. Gerdeci eshte shembulli qe klith per te justifikuar kete nisme.

Juridikisht, do te mjaftonte vetem theksimi i frazes "nese nuk perben veper tjeter penale" ne shembullin tuaj (neni 248) per te hedhur poshte gjithe arsyetimin e komentit. Vepra e nenit 248 eshte shperdorim detyre dhe une jam dakord qe shume veprime te KM apo te tjereve ne qeveri do te mund te kualifikoheshin si vepra penale te paraashikuara nga 248, por kjo nuk eshte arsye per te penguar inisiativen per te shtuar vepren e re te cilesuar per KM dhe Ministrat, ne kushtet kur te gjithe e dime qe paaftesia e drejtesise per te punuar, jo vetem ndaj veprave te qeverise, eshte direkt e lidhur me zbythjen ndaj ketij KM. Shperdorimi i detyres eshte veper veshtiresisht e provueshme dhe per me teper, une nuk besoj se PS-ja duhet te motivohet nga denimi i Doktorit per te permiresuar Kodin Penal apo cdo lloj kodi tjeter.

Zoteri ! Jeni

Zoteri !

Jeni krejtesisht gabim.Drejtesia mund te mos veproj edhe pasi te behet ky nen i ri, por kjo nuk do te thote se duhet neni.

Madje neni 333/a per krijimin e grupeve te strukturuara kriminale te denon edhe me teper dhe qeveria e Saliut si dhe ato te Fatosit

e Ilirit kane bere veprime te tilla.

Persa i perket frazes qe ju nenvizoni ajo do te thote qe ti edhe pse nuk ke vjedhur , prap se prap do denohesh per demin, sepse

ke bere dem duke shkelur ligjet. Dhe ne Gerdec e Rrugen e Kukesit pati dhe shperdorim detyre, dmth vendime te gabuara me dashje

ne kundershtim me ligjet ne fuqi, dhe vjedhje. Kujtojme rastin e Nanos ne vitin 1994. Se keshtu i bije qe dhe Enveri nuk ishte kriminel

se me ligje e vendimi vrau, shtetezoi e te tjera.

Me kete propozim PS-ja na thote neve, popullit, se Saliu dhe banda e tij nuk mund te denohen, prandaj dhe ne nuk bejme ze.

Dhe nuk kemi as pse te shajme Drejtesine.

Atyre tju vij turp, Ju nuk keni pse ju dilni per zot.

Jam dakord me

Jam dakord me Ju sepse ky krim denohet edhe sot.

Ajo qe me prokupon pas leximit eshte se :

Ose juristet e tij nuk marrin vesh nga ligjet;

Ose juristet mendojne si Ju por ai nuk i degjon;

Ose Ed Rama nuk le njeri te flasi ne Ps dhe pasi flet ai thone sa i madh je o Edi;

Ndjehem i pa sigurte dhe them a ja vlen te votojme per nje parti kaq te pa afte dhe

si ajo barsoleta e kohes se Dulles le te rrine keta qe jane se jane ngopur duke vjedhur

se po erdhen te tjere do bejne kerdine ne kurriz te na te varferve.

Add new comment