E premte, 2 mars: Përballje e pritshme e Spahiut me Berishën në Lezhë

Gazeta Shekulli raporton se, menjëherë pasi u përhap në media deklarata e Kreshnik Spahiut për takimin Berisha-Samaras, Aleancës Kuqezi i është komunikuar nga policia e Lezhës se i është refuzuar leja për një manifestim të planifikuar në këtë qytet me rastin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës në 2 mars. Sipas Shekullit, zyra e Aleancës Kuqezi në Tiranë konfirmon refuzimin dhe thotë se për tubimin festiv ishte bërë kërkesë zyrtare në polici dhe në bashki. Burime lokale nga Lezha kanë bërë të ditur ndërkohë për Shekullin se kreu i qeverisë Berisha ka planifikuar aktivitet në Lezhë në të njëjtën orë dhe në të njëjtën ditë me tubimin e Aleancës.
Në faqen e internetit të Aleancës Kuqezi, lajmërohet sot se, pavarësisht nga refuzimi dy herë i kërkesës së ligjshme për tubim, aktivistët e saj do të mblidhen në Lezhë në orën 13, në datën 2 mars, të premten, për të festuar përvjetorin e Beslidhjes së Lezhës.
Që nga viti 1996, kur Berisha ishte President i Republikës, nuk kishte ndodhur që një subjekti politik t’i ndalohej tubimi. Atëhere, Berisha ndalonte tubimet e PS-së, ndërsa tani po mundohet të ndalojë tubimet e AK-së. Siç duket, po e ndjen se kjo forcë e re politike mund të përbëjë një rrezik për pushtetin e tij. Por harron se pikërisht konfrontimet, si ky që pritet të ndodhë në Lezhë, mund t’i rrisin kuotat e kundërshtarëve të tij në opinionin publik…
E.Zaloshnja
Comments
Kreshniku cdo dite po

Kreshniku cdo dite po verteton se eshte krijese e sigurimit enverist i cili sigurim seline e ka ne seli te Edvinit e Gramozit.

E kam then dhe me pare se kam bindje se lukunite shtazore barbare qe u pane ne 21 janar nen Dritaret e Kryeministrise nuk kan qene vetem bandat e Tom Doshit e Prec Ndokes por dhe kopete e Kreshnikut.

Cdo fjale e veprim i Kreshnikut e i brigades se tij sulmuese duket se ka regjisuren e eksperteve te PS-se shokve Edvin , Mero Baze Bamir Tahir Erion e Compani.

Ik o militant, ushar i

Ik o militant, ushar i saliut! Ky eshte problemi i shum shqiptareve, genjehen si kalamajt e vegjel me nje karamele, te ka dhen saliu nje vend pune dhe tani e ke ber Zotin tend, o i lodhur, nuk e shikon ku ka pefunduar Shqiperia me saliun ne krye? Mire parate e 97 dhe jetet e shum njerezve dhe shkaterrimi i Shqiperise, por ka zbrit dhe Gjergj Kastriot Skenderbeun nga kali, dhe i ka hip ai, arsyeja dhe llogjika nuk me le te jem Berishian por demokrat!

Ti zenel ri mbi tel qe te

Ti zenel ri mbi tel qe te behesh tope model. Me ato qe thua ok jam . E ca pasta?

Mua per vete me duket me i mire ky "sigurimsi" Kreshnik Spahiu (Martini) se sa ky sigurimsi Sali Berish (Protopapa)

Edhe keta emrat e tjre qe ke per mendur ketu me Edvin e Gramos e ku e di une ok jane sigurimsa me te mire jane se ai i shkari jot.

Shume mire qe ka brigade sulmuese Kreshniku .Pse vetem Sala ta ket?Ti je sulmues i Sales une jam i Kreshnikut ,Ku eshte e keqja ketu?

Si thoni ju komentuesit e tjere ka ndonje te keqe ketu?

O zenel, akoma me ate bishen

O zenel, akoma me ate bishen me fytyre njeriu ti o ditezi. akoma nuk e ke kuptuar qe aitj i ka ardhur fundi apo do te shtiresh akoma per te minimizuar humbjen.

Keshtu ja rrite vlerat

Keshtu ja rrite vlerat Kreshnikut,ngjan me Vetvendosjen e Kosoves,ka per te bere pune per Shqiptaret.

Per zenelin .Turp te kesh qe

Per zenelin .Turp te kesh qe nuk te dhimset gjaku i te pafajshmeve me duar ne xhepa per nje qeverisje qe te mendoje

per qytetaret e vet por je me gjakpiret sahanlepires,turp ,u mbytsh me peshtyme diten qe do vetvritet saliu.

Mire o Kreshnik. Po pse nuk

Mire o Kreshnik. Po pse nuk shkon ti me daten 2 mars ne nje ore tjere mbas tubimit te Sales ?!? Ku asht problemi? Fundi fundit edhe po shkove me daten 3 mars prep qe prep nuk prishe pune. Gjergj Kastrioti dhe populli shqiptar ta dijne per nder njelloj, qe festohet dy dit rresht Beslidhja e Lezhes 1444. Mos krijoni mor burre zenka kot se koti dhe griheni per mustaqet e çelos. Hapni rruge njeni tjetrit ne dobi te popullit.

Epo ne po i hapim rruge

Epo ne po i hapim rruge ketyre te pa beseve, Aleanca KUQeZI e ka shtyre manifestimin e saj per ne oren 13:00, por edhe per ne kete ore serish shteti dhr pushteti nuk po na japin leje, pasi ata duan qe AK-ja te mos e zhvilloje fare kete tubim dhe asjne tjeter...

asnje rruge nuk do ti hapet

asnje rruge nuk do ti hapet me bishes, ai e ka vendin ne KAFAZ

Salen e ka zene tartakuti,

Salen e ka zene tartakuti, nuk do ta lejoje absolutisht takimin ne Lezhe se ka frike nga permasat e mitingut te AK-se.

E thene ndryshe, Sala po te veje ne Lezhe e te mbledhe me pak njerez se AK-ja, do te konfirmoje thenien e Spahiut se Berisha eshte ne minorance. Kesaj i thone frike deri ne palce, po te mendohet se nuk eshte fare miting elektoral dhe AK-ja sapo ka lindur si force politike. Po kur 'te rritet', te konsolidohet si force politike, çdo beje Sala ?

Shqiperia ne keto kushte qe

Shqiperia ne keto kushte qe ndodhet, ka nevoj per nje ndryshim rrenjesore kemi 20 vjet me Salin Qe po ja pin gjakun shqipetareve dhe me pa ftyresin e tij del e na thot perdite genjeshtra qe Shqiperia ka rritje ekonomike dhe ne po ecim me hapin e kohes, Turp Turp per kedo qe e mbeshtet akoma Saliun,

Menoj qe ka ardh koha per nje ndryshim te vertet Pa Saliun dhe Edin, te provojm dicka ndyshe,

Se harrova, nje gje per

Se harrova, nje gje per sondazhin. Pyetja eshte shume tendencioze se le vend vetem per spekullim te njeanshem, pasi ndersa eshte logjike qe kush e konsideron si flluske eshte kunder AK-se, nuk mund te thuhet se jane me AK-ne ata qe votojne 'ndikim real', sepse dikush mund ta shohe si ndikim real edhe pa qene i AK-se.

Ta zeme Zaloshnja e sheh si ndikim real, po nuk eshte me AK-ne, nderkaq Mustafai e sheh si flluske se dihet qe eshte kunder AK-se.

Pra ndersa do kuptohet qarte qe ai ta zeme 38% eshte kunder AK-se, nuk do kuptohet aspak qarte ne ai 53% eshte votues potencial i AK-se.

Mua me duket se ky sondazh eshte konceptuar djallezisht e pandershmerisht nga Mustafai.

E shkreta opozite ku eshte

E shkreta opozite ku eshte katandisur. Shpresat per rrezimin e sales i ka tek nje matrapaz i rendomte si kreshniku. Dhe nxjerr ndonje gazetar qe e ka ne bordero si puna e shokut Zaloshnja per ti meshuar kesaj ideje. Dhe ky i fundit nga zelli sajon dhe ca sontazhe me rezultate fantashkencore.

Dhe me vjen keq se rezultati i kesaj opozite do te jete sala ne pushtet edhe pas 2013.

Kur Zaloshnja fliste keq per

Kur Zaloshnja fliste keq per Salen ,ishte nje analist i shquar.Tashti na doli gazetar matrapaz.Turp t'ju vije si ju te Ps dhe atyre te Pd.Koha juaj ka mbaruar.

Njerez si zeneli paguajne
Njerez si zeneli paguajne pare pastaj fillojne pune. Me te veten mir e ka sepse e ka 1 pune me cfare te merret. Sala po kenaqet duke futur para nga leket publike. Pastaj ne fund te fundit jo te gjithe jane te mencur, edhe budallenjt duhen. Shqiperia ka shume probleme edhe ky zeneli eshte 1.
Se pari duhet ta dini ju te

Se pari duhet ta dini ju te gjithe qe i fryni zjarrit te kreshnik AK-s se ne çdo vend te qytetnuem fetat i kryeson Qeveria ne pushtet. Kush don te marre pjese nga opozita, mund te marrin pjese ose jo. Asht i lire gjithkush.

Po qe se kundershtaret/opozita don te baj manifestim tjeter, mund ta baje, por gjithnji me leje legale nga organet e rregullit publik. Keshtu qe Sala, edhe pse un nuk e dua, ka te drejten e vet legjitime qe na te gjithe duhet ta respektojme. Nuk shkohet ne vendet e qytetnueme ne menyre te paqytetnueme. Pike.

E dyta. me 2 mars 1444 Gjergj Kastrioti (apo si e quejten turqit Skenderbeu) arriti te mbledhe te gjithe prinacat shqiptar ne nji KUVEND ne Lezhe, qofte ato qe e dojshin, qofte ato qe nuk e dojshin. Pra ne kohen e Gjergj Kastriotit shqiptaret me ligjet e tyne tradicionale, te kanunit te Lekes, te Sknderbeut, te Laberise etjetjetj, u treguen ma te qytetnuem atehere seç po tregohen sot shqiptaret e deformuem dhe te nxjerrun nga qyetninim europian prej pushtuesit turk-osman. Kjo gja tregon gjurmet e keqija qe kan lane turait-osman ne formimin e mbrenshem te shqiptarve. Duhen shume vite qe shqiptaret te kethehen perseri ne qyetetar europian.

Add new comment