Serbia do të mbajë zgjedhje në Kosovë?!

Postuar në 07 Mars, 2012 10:14

Agjencitë kosovare të lajmeve raportojnë sot se Serbia do të përfshijë elektoralisht edhe veriun e Kosovës në zgjedhjet presidenciale e parlamentare të vitit të ardhshëm. Nuk jepet burimi i lajmit me emër e mbiemër, por thuhet se “presidenti serb, Boris Tadiç, është marrë vesh me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe është siguruar se Serbisë do t`i mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale në veriun e Kosovës, ku është e përqendruar pakica serbe”. Ndërkombëtarët, thuhet, nuk kanë rënë dakord që Serbia të marrë pjesë në zgjedhjet lokale (me këtë kanë parasysh praninë elektorale të autoriteteve të Beogradit në Kosovë?), pasi këtë gjë e pengon rezoluta 1244 e OKB-së, por nuk kanë ndonjë objeksion kundër pjesëmarrjes së Serbisë në zgjedhjet parlamentare e presidenciale. I njëjti burim i pasaktësuar është shprehur se Tadiçi po bëhet gati të kërkojë ndihmën e Prishtinës në mënyrë që zgjedhjet serbe të mbahen dhe në pjesët e tjera të Kosovës, ku vihet re prani e pakicës serbe.

Ideja është disi e vagullt, e nuk të bind, përsa kohë nuk është sqaruar e përkufizuar se ç’do të thotë që “Serbia të mbajë zgjedhje në Kosovë”.

Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.