Sarkozy-së i duhen vota; dhe hidhet kundër emigrantëve

Sondazhet thonë, se kandidati presidencial socialist Francois Hollande po e mban mirë diferencën me Sarkozy-në, por nga ana tjetër duket e sigurtë se gara e muajit të ardhshëm do të përfundojë në balotazh; e nëse përfundon në balotazh, thonë të njëjtat sondazhe, socialisti do të fitojë me 54% të votave.
Kjo situatë ka bërë që Sarkozy-ja të vihet në kërkim të votave. Si? Nëpërmjet ideve të reja disi ekstravagante. Për shembull, një ide e tillë është premtimi që bëri dje në një debat televiziv për të përgjysmuar numrin e emigrantëve të rinj që mbërrijnë në Francë për çdo vit, nga 200 mijë që është sot në 100 mijë në fund të mandatit të dytë. Përveç kësaj, ai po premton uljen e shumës së parave publike që përdoren për të bërë të mundur integrimin e plotë të tyre në shoqërinë franceze. “Kjo metodë e kushtueshme që ne po përdorim për integrimin e emigrantëve po funksionon keq e më keq”, u shpreh ai.
Sipas komentatorëve, ai nuk e ka seriozisht këtë premtim. Thjesht kërkon t’i bëjë një gërryerje elektorale të djathtës ekstreme, Le Pen-it. Do t’ia arrijë? Deri tani fushata nuk ka luajtur ndonjë rol kushedi se çfarë në ndarjen e votave. Diferenca mes kandidatëve është pak a shumë po ajo që ka qenë në fillim të fushatës.
Re.Pu.
Comments
dmth. thjesht se je i majte

dmth. thjesht se je i majte ti s'te pelqen Sarkozy? Po ps,e t'u duk me serioz Hollande? Apo prej premtimit skandaloz te takses 75%? Premtim me mashtrues s'kemi pare ka kohe. Por sidoqofte ne skutat e shpirtrave te te majteve gjen preh... Pavaresisht se e dine qe s'ka asnje shans te realizohet ai premtim. Franca po takson ne masen 50% te pasurit dhe po e shohin qe s'jane aspak kompetitiv ne tregun boteror. Madje po kultivojne nje brez dembelesh qe nuk e dine se c'eshte puna. Pretendojne te punojne 7 ore ne dite per 5 dite ne jave dhe te kene pasuri. Ne cfare bote iluzionesh jetojne? Ne boten e te majtes europiane. Qe vetem kur Brazil, Indi, Kine, Rusi, Nigeri, Kore e Jugut, Taiwan, e te tjere shtete me avancim teknologjik te larte ose me popullsi mbi 100 milione, te kene kaluar te tere shtetet europiane perendimore (se per ato te lindjes nuk e rruan kush) do te kujtohen per marrezine qe kultivuan per 50 vjet rrjeshte: socialdemokracia = te rrosh mire duke punuar pak. Nderkohe qe kapitalisti i paster, kur ngrihet, kur lahet (nqs. lahet), kur rruhet, kur shkon ne pune, kur punon, kur drekon, kur pushon, kur punon pasdite, kur pushon ne darke, kur darkon, e ka mendjen vetem per pare. Dhe mbi te gjitha eshte koherent mbi boten qe po krijon. Kurse i majti pavaresisht se i pelqen paret (dhe ta dish sa i pelqen...) kalon kohen duke teorizuar se sa bukur do te ishte bota sikur... te kishte halla koqe.

"kapitalisti i paster, kur

"kapitalisti i paster, kur ngrihet, kur lahet (nqs. lahet), kur rruhet, kur shkon ne pune, kur punon, kur drekon, kur pushon, kur punon pasdite, kur pushon ne darke, kur darkon, e ka mendjen vetem per pare. "

Ky kapitalisti qe pershkruan ti me duket si i semure mendor. I keq per veten, i keq per familjen, i keq per shoqerine. Duhet kuruar, jo imituar.

une thjesht pershkrova

une thjesht pershkrova amerikanet, kinezet, indianet, ruset dhe brazilianet qe merren me biznes. Nqs. deshiron te mos ngelesh prapa tyre me ata e ke garen. Biznesi modern eshte bere si gara e 100 metrave: push the limit! Ose rrime bythegrisur si ne pellazget dhe presim Arvizune te na sjelli driten!

hehe, edhe nje muaj jete i ka

hehe, edhe nje muaj jete i ka ngelur krye-Qelbesires, do ta durojme edhe 47 dite po hë !

Do ta heqim me ceremoni ! Zakonisht, kandidatet ketu i kane fitu zgjedhjet presidenciale me 51apo 53%. Kete do ta mundim me 57% (kundrejt 43 !%). Qe te hyje ne analet e historise !

Sot Sarkozy tha se po i humbi

Sot Sarkozy tha se po i humbi zgjedhjet do te terhiqet nga jeta politike.

Dicka te tille e pat thene edhe ne 2007, kur pat thene se do te beje vetem 1 mandat dhe pastaj do te punoje privat.

@Ahmet:

Ke punuar ndonjehere ne France Ahmet, qe te dish se sa e si punojne francezet? Forbes publikoi sot listen e me te pasurve ne bote. I katerti eshte francez (Bernard Arnault) dhe shet mallra te prodhuara ne France nga njerez qe punojne 35 ore. Me logjiken tende Ahmet, kjo nuk eshte e mundur. Ose e ka realiteti gabim ose e ka logjika jote. Franca eshte nder vendet me produktivitetin me te larte (e 2 pas norvegjise) per ore pune nga vendet e zhvilluara. Dmth nje ore pune ne France prodhon me shume pasuri se nje ore pune ne Gjermani.

Shendet

Add new comment