Bankat, fitimtarët dhe humbësit e 2011-ës

Postuar në 07 Mars, 2012 13:43

Bankat raportojnë se e mbyllën me 15.1 miliardë lekë fitim vitin e shkuar. Të dhënat e publikuara sot nga Shoqata e Bankave flasin për fitime të mira të sistemi bankar gjatë 2011-ës pavarësisht problemeve të hasura me kreditë me probleme apo ekzekutimin e kolateralit. Fitimi i realizuar vitin e shkuar është më i madh krahasuar edhe me atë të realizuar në vitet e mëparshme.

Por kush ka fituar edhe kush ka humbur nga bankat? Fitimet më të mëdha i ka arritur “Raiffeisen Bank” me 6.9 miliardë lekë, më pas renditet “Banka Kombëtare Tregtare” me një fitim prej 2.8 miliardë lekë, “Intesa San Paolo” u renditet e treta me 2.4 miliardë lekë. Më pas vijnë Banka Credins me 1.6 miliardë lekë, “Tirana Bank” me 1.2 miliardë lekë. Fitimet e bankave të tjera kanë qenë shumë më të ulta në vlerë. Bankat që dolen me rezultat negativ ishin “Banka Kombëtare e Greqisë”, “Emporiki Bank” dhe “Veneto Bank” dhe “Banka e Parë e Investimeve”.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.