Kthesa 180° e Dashnor Sulës

Postuar në 09 Mars, 2012 04:09

 

E mbani mend drekën e famshme të ish-nën kryetarit të PD-së Bamir Topi i cili aspironte të bëhej President në vitin 2007 në Sarandë, me një grup mbështetësish të tij? Mes tyre ishte edhe Dashnor Sula. Shumica e pjestarëve të atij grupi mbështetës të Topit, sot nuk janë më deputetë (Presidenti me zor bëri Kryetar të KLSH-së Bujar Leskajn), kurse dy prej atyre që i mbijetuan fshesës së Berishës në zgjedhjet e 2009-ës gjenden në pozicione të kundërta sot. Gazmend Oketa u nda nga grupi i PD-së për t’iu bashkuar partisë (nuk dijmë ende se kur do t’a shpallë) të Topit, kurse Dashnor Sula është ngjeshur edhe më tepër me partinë e tij duke sulmuar atë që mbështeti në 2007-ën, Bamir Topin.

Në intervistën e sotme tek “Mapo”, Sula shkon deri aty se të akuzojë Presidentin e Republikës për pazare dhe trafiqe në KLD duke paralajmëruar edhe për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të pas mbarimit të mandatit. (hetimet e funksionarëve pas lënies mbarimit të mandatit vazhdojnë të përdoren si mjet presioni nga mazhoranca). Sula kishte kohë që ishte larguar nga Topi por intervista e sotme qartëson edhe më tepër ndasitë midis tyre dhe kthesën 180° të tij duke i kthyer në gjirin e partisë pas “fajit” që bëri disa vite më parë duke mbështetur presidentllëkun e Topit.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.