Rama: Do heqim TVSH-në për ilaçet

Vendosja e Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mbi ilaçet por edhe mbi disa shërbime të tjera shëndetësore kanë rritur edhe më tepër koston e kurimit për të sëmurët në vend. Kreu i PS-së, Edi Rama pretendon se kjo kosto shtesë është 4 mijë lekë në muaj për çdo të sëmurë. Në këtë kuadër, PS merre përsipër që të heqë TVSH-në mbi ilaçet sapo ajo të vijë në pushtet. Premtimi u bë sot nga Rama gjatë mbajtjes së Tryezës për Shëndetësinë. “Sot flasim për një shëndetësi që bazohet në parimin secili për vetë dhe Zoti për të gjithë, politika jonë është secili bazohet sipas mundësive dhe shteti për të gjithë. Sot 60 % e përbëjnë pagesat për qytetarë.. Kontributet përbëjnë 1/5 e shëndetësisë. Në përgjithësi kemi sistem shëndetësor ku më shumë se gjysma e shpenzimeve përbëhet nga pagesat për shtetin. Sepse modeli dhe politika që e mban atë në këmbë janë të ndërtuar mbi parimin secili për vete dhe Zoti për të gjithë”, - tha ai.
Më pas, Rama kalon tek politikat sociale (duke ndjekur deri diku edhe shembullin e Obamës) kur shpjegon se rreth 1 milionë shqiptarë janë të përjashtuar nga shërbimet spitalore pasi nuk kanë një punë, rrjedhimisht nuk janë të siguruar edhe për pasojë nuk mund të marrin shërbime në spitale publike!
Kështu funksionon në teori, por me sa duket Rama nuk ka shkuar sëafërmi në spitalet e vendit ose dhe kur ka shkuar, e kanë pritur si “kryetarin e opozitës” tani apo “kreun e bashkisë” dikur. Sepse, për të vërtetuar që ke paguar sigurimet duhet të plotësosh më parë një mal me dokumente, krahas kësaj, çdokush që bën një vizitë sot në spital nuk pyetet nëse i ka paguar apo jo sigurimet, por duhet të lerë bakshishin tek mjeku, rroga mujore e të cilit vërtitet tek 50 mijë lekë në një kohë kur i është dashur të studiojë minimumi 7 vjet për të mbërritur aty. Edhe nëse ke librezën me vete duhet të sorollatesh nëpër korridore deri sa të marrësh shërbimin.
Shëndetësia ishte një ndër prioritetet edhe të kësaj mazhorance para se të vinte në pushtet, por ministria e linjës u kthye në një mjet pazari në shërbim të krijimit të mazhorancës parlamentare. Fundja, Berisha ruajti të njëjtën trashëgimi në lidhje me Ministrinë e Shëndetësisë pasi edhe socialistët e ofronin për aleatët, kurse Rama mund ta rregullojë të gjithë ketë duke e hequr fillimisht sektorin e shëndetësisë nga tavolina e pazareve politike me aleatët.
S.E.
Comments
Premtim sa per te lare gojen!

Premtim sa per te lare gojen! Heret ja ka nis kenges se votave, por ai duhet te mendoje se viti 2013 eshte ende larg.

A ka baze premtimi Edi T.Rames? Aspak! Ai fare mire mund te shprehet se socialistet do te reformojne sistemin shendetesor shqiptar, duke ftuar konsulencen e huaj dhe duke marre per baze nje model te shtetit X ne Europe bie fjala.

Nese merr nje model europian, atehere askund nuk behet fjale per heqje te TVSH (heqjen e TVSH e sponsorizon vetem modeli i shtetit ne sherbim te Tome Doshit), por behet fjale per kompensim te kategorive te caktuara shoqerore ( te papunet, pensionistet etj).

DAJA ESHT ZENELI, AKA FAHRI

DAJA ESHT ZENELI, AKA FAHRI BALLIU

Do hiqte tvsh e

Do hiqte tvsh e bukes,miellit,makaronave sheqerit orizit,vajit.pastaj tvsh e librave te shkollave te te gjitha niveleve,pastaj librat e sistemit 9-vjecar do i beje falas,pastaj tha qe ne shendetsi askush nuk do paguaj dhe te gjith do marrin sherbim mjeksor perfekt ,sigurime shendetsore nuk do paguaj njeri,tani do heqi dhe tvsh e ilaceve,do heqi dhe taksen e sheshte 10% per 95% te popullsise...........pastaj tha qe 5% i te pasurve do paguaje shume e shume me teper. Pastaj ka thene e na e thote perdite qe kemi nje milion te papune,......por na tha gjithashtu qe ne vitin e tij te pare do hape dyqind mije vende pune dhe sikur te kete kete ritem hapje vende pune pa llogarit rritjen natyrale te popullsise, mund ti duhen nja 5-6 vjet ne pushtet per ti fut te gjith ne pune!!!!!!!!!!!!!

Jam dakort qe te perdoret cdo mjet demokratik e cdo ide per te larguar berishen nga pushteti...........por Jo duke ja futur kot e duke genjyer qyetaret.

fakti qe qytetarve u ka ardh ne maje te hundes me berishen nuk eshte i mjaftueshem per qe pa asnje ide por me mashtrime te vish ne pushtet

Me ra rasti per nje hall qe

Me ra rasti per nje hall qe te shkoj tek 'Nene Tereza' dhe vertete e ndjeva sikur e takova nobelisten, pasi atje vetem 'koken' te ferkonin, atje nje 'luge supe' te ofronin, dhe nje urim te jepnin 'zoti te ndohmofte'...Kush e gjeti kete 'onomastike' per kete spital qe nuk te ofron me shume se 'motrat' ?...Ika ne nje spital privat; Atje nuk te linin pa 'jete' por te mirrnin dhe ato te grisura 'breke'...Kjo eshte Shqiperia jone, gabi jone, 'varrmihesja' jone...Ta gezojme!!!

Propozim i nevojshëm e shumë

Propozim i nevojshëm e shumë i drejtë por i pamjaftueshëm përballë problemeve të shumta të shëndetsisë Shqiptare. Sidomos përsa i përket skemës së financimit dhe pagesës së mjekve. Gjithsesi e ka vënë gishtin në plagë, dhe për këtë e bën mirë.

Add new comment