Tragjedia e Gërdecit dhe bilanci katër vjet më vonë

Duhen vetëm pak orë për t’u bërë fiks katër vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të predhave u vranë 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Pas katër vitesh, gjykata e shkallës së parë ka përfunduar gjykimin duke dënuar me më pak se një shekull burg “gatuesit” e kësaj tragjedie.
Ashtu si dhe në përvjetorët e mëparshëm, familjarët pritet të zhvillojnë homazhe duke vendosur kurora me lule në vendin ku ndodhi shpërthimi në 15 mars 2008. Vendimi i gjykatës nuk ka kënaqur familjarët, të cilët kontestojnë faktin se askush nuk është dënuar për vrasje por maksimumi për shpërdorim detyre. Mbetet për t’u parë reagimi i politikës sot. Eksperienca e viteve të mëparshme ka treguar se në kësilloj rastesh, fjalimet kufizohen kryesisht tek ngushëllimet, kur familjarët presin të dëgjojnë gjë tjetër..
S.E.
Add new comment