Invalidët, Oketa voton kundër qeverisë, abstenon ministri Naço

Votimi i ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë me subvencionimin e energjisë elektrike, transportit dhe telefonisë për invalidët kanë qenë një provë e rendësishme e numrave të mazhorancës në Kuvend. LSI kishte deklaruar se nuk do të mbështeste këtë nismë të qeverisë (që kufizon përfitimet e invalidëve). Edhe pse ligji miratohej me shumicë të thjeshtë, mazhoranca hynte me katër vota mangët në votim.
Por më shumë se abstenimi i LSI-së duke përfshirë edhe ministrin Nasip Naço, ra në sy vota e deputetit demokrat, Gazmend Oketa. Deputeti i sapondarë nga grupi i PD-së votoi kundër kësaj nisme. Mazhoranca arriti gjithsesi që të miratonte ligjin me një rezultat 66 vota pro me 62 kundër.
Edhe pse kishim të bënim me një ligj të zakontë, kjo është një ndër lëvizjet e rralla të votave në këtë mënyrë. LSI ka qenë më parë e gatshme të marrë edhe më tepër kosto mbi supe duke mbështetur PD-në, por kësaj radhe nuk ka pranuar ta bëjë.
S.E.
Add new comment