Shyqyr që kemi twitter? Apo sa keq?

Gazetari i njohur italian Michele Serra e ka zët twitter-in. Ai nuk ka llogari në twitter, por do donte ta kish një llogari sa për të thënë që “twitter-i ma shpif e ma hap barkun”. Pse? Sepse është një medium që “inkurajon përdorimin e ngutshëm e impulsiv të fjalës”, sepse privilegjon qasjen emotive e emocionale e jo qasjen racionale, sepse formula e këtij mediumi, dmth mesazhi telegrafik që përcillet me shpejtësi të madhe, e shkurajon mendimin e strukturuar, sepse vlen për të shkruar slogane, por nuk është një medium i kulturës, sepse ka gjëra të rëndësishme e të komplikuara që nuk mund të thuhen në twitter, etj, etj.
Kanë qenë të shumtë ata që e kanë kundërshtuar, e kanë etiketuar snob, i kanë vënë në dukje që mediumi nuk është mesazh, që teknologjia ndihmon e krijon mundësi, por nuk determinon, që ai nënvizon defektet e twitter-it (mesazhe të përcipta, makthi i protagonizmit), dhe lë pas dore avantazhe si fuqia sintetike e mesazhit e shpejtësia e përcjelljes së tij, që në vendet e Afrikës Veriore plasën revolucione me ndihmën e twitter-it, etj, etj.
Michele Serra u kthehet kritikëve, dhe thotë: Ok, ok, i pranoj kritikat, por mos harroni që ky medium nuk na ndihmon të kemi respekt për fjalën. Është medium që na ndihmon të komunikojmë, por të shkruash është një gjë tjetër. Dhe e mbyll: Për të komunikuar është mjaft të thuash “unë ekzistoj”, ndërsa për të shkruar shpesh herë duhet harruar që ekzistojmë.
E.G.
Comments
@EdiRamaal nuk pranon kritike

@EdiRamaal nuk pranon kritike - kush i thote mendim ndryshe ai te zhduk dhe nga twitteri sikur ja ka lon Kristaqi ne trashegim :

Edi Rama @ediramaal 15 Mar at 20:23>

Ti mor djale qenke aq i shpelare nga trute sa max qe mund te bej

eshte te te nxjerr ne ajer tpaster! Jashte qe ketu!

Ah mer palle ....!

Add new comment