Polici në Fiks Fare: Denoncohen 7-8 vjedhje në ditë, por ne nuk i regjistrojmë

Në programin Fiks Fare kanë filmuar një bisedë me një polic të komisariatit të Lezhës, dhe ky i fundit, në momente shkujdesjeje, i sigurtë që është ‘larg syve të botës e larg veshëve të shefave”, bën disa pohime, që tregojnë se në ç’gjendje ëhstë policia e Republikës. “Kemi katër ditë pa naftë, dhe vijmë vërdallë në këmbë në ndjekje të krimit”, thotë ai fillimisht. Por di t’i mbrojë ‘ngjyrat e skuadrës së vet’; në mënyrën e vet, kuptohet: “Vetëm policia nuk është e korruptuar në asnjë lloj gjëje, kurrkund në botë s’kena me çfarë të abuzojmë. Për çfarë të abuzojmë?” Nuk merret vesh pra nëse mburret që s’është i korruptuar, apo ndjen keqardhje që s’ka me çfarë të korruptohet.
Pastaj vinë dy deklarata bombë. Nr. 1: “Ka vjedhje shumë, por nuk i regjistrojnë. Edhe këtu s’i regjistrojnë ma. S’i regjistron kush ma; troç muhabeti, ka 7–8 vjedhje në ditë. Vijnë njerëzit e ankohen e s’e rrun kush në botë.” Dhe Nr. 2: “Vetëm qarkullimi abuzon; derisa ai tjetri jep milionat për me shku atje, e ka një hall. Mua me ma fal krejt me shku atje, nuk shkoj. Qarkullim, gjykatë, prokurori, falja dreqit të tana.”
E.G.
Comments
SEEMO, organizata me qendër

SEEMO, organizata me qendër në Vjenë për mediat në Evropën Juglindore, shprehu shqetësim lidhur me ngritjen sërish të akuzave penale ndaj gazetarëve në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ligjit për shpifjen.

Në janar 2012, thuhet në një deklaratë të kësaj organizate, Kryeministri Sali Berisha, tha se administrata e tij nuk do të ngrejë akuza për shpifje dhe më 17 shkurt e 1 mars të këtij viti parlamenti votoi për reformën e kodit civil dhe penal. Mirëpo, në muajin shkurt, thotë organizata, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Këshillin e Ministrave, Gjovalin Prenga, paraqiti akuza penale për shpifje në Gjykatën e Rrethit të Tiranës kundër gazetares së “Shekullit”, Lindita Çela, duke kërkuar dënimin e saj me dy vjet burg.

Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë e ka mbështetur zonjën Çela dhe e ka dënuar kërkesën e autoriteteve për proces gjyqësor kundër saj si një sulm kundër gazetarëve që botojnë lajme kritike të bazuara në dokumente dhe fakte.

Në deklaratën e saj, SEEMO u bën thirrje autoriteteve shqiptare të mbajnë premtimet dhe të zbatojnë ligjet që kanë miratuar, pasi shtimi i procesve të tilla gjyqësore çon në vetëcensurë dhe nuk i kontribuon shtypit të lirë dhe demokracisë.

c'donte te thoshte ai polici

c'donte te thoshte ai polici lezhjan se bujar nishani genjen kur raporton per renie te kriminalitetit ne saje te veprimeve te policise?!

S t a t i s t i k a !

S t a t i s t i k a ! Realiteti yne eshte perkthyer 'statistike' . Ndaj kryeministri une ngrefoset si gjel deti ; konsumon dhe na kungon statistika! S t a t i s t i k a !

Polici thote nje te vertete

Polici thote nje te vertete te hidhur qe ne te gjithe e dime dhe askush nuk ka kurajo e guxim te ngrej zerin.

Por aman te jemi shume te qarte, dhe teper te kujdesshem kur shprehemi dhe kur duam ta kerkojme fajin tek te tjeret, si fjala vjen institucionet shteterore.

Ne duhet ta kerkojme fajin pikesepari tek vetja jone, tek cdo banor i shqiperise ne cdo cep te republikes, ne jemi me komplekse, nuk kemi qytetari, jemi frikacake, nuk kemi kulturen e duhur per demokraci, nuk denoncojme publikishta asnje fenomen negativ, i hedhim plehrat rrugeve, nuk paguajme taksa, thyejme kasetat e banjove ne spitale apo lokale e shkolla, japim rryshfete, nuk jemi trima, etjera etjera pa fund.

E pra nuk eshte faji i institucioneve, se institucionet jane ndertesa boshe me tulla e suva, cati e tarraca, qe mbushen me njerez si ata qe u permenden me lart, pra nga ne te gjithe, qe i votojme ata dhe qe sigurisht qe do te jene njelloj si ne te tjeret, pa vizion, pa ide, me komplekse, do te shikojne si te vjedhin, si te grabisin, si te rrjepin dhe si ti cojne femijet e tyre jashte shtetit dhe pas disa vjetesh te shkjne edhe vete e ta lene kete xhungel ashtu sic e gjeten ne mos me keq e te mos u haje palla fare per asgje.

kush eshte zgjidhja?
Shume e thjeshte:

Te gjithe ata qe mburren e rrahin gjoksin duke uleritur: "Rrofte aleanca kuq e zi" apo " O sa mire me qene shqiptar" te mos e rrahin me gjoksin kot e te mburren si kaposhi ne maje te plehut por te ulin koken, ti vene shpatullat punes, te kerkojne llogari per cdo gje, te ngrejne zerin ne cdo vend publik, ne shkolle, ne universitet, ne rruge, ne pallat, ne furgon, ne autobuz, ne pune, ne bashki ne komune ne televizin dhe te perpiqen te ushqejne qytetari, kulture, edukate qytetare, te luftojne me fakte korrupsionin, te mos ushqejne rryshfetin, te denoncojne hedhjen e plehrave dhe te qeskave ne rruge apo nga dritarja e furgonave, e te makinave, te kerkojne llogari ne cdo institucion ku shkojne e te rifitojme dinjitet, qe me te vertete te mburremi kur te themi: O sa mire me qene shqiptar, se sot do te ishte me vend shprehja: O sa turp me qene shqiptar.

Keshtu o njerez qe mund te lexoni e qe dini te lexoni, mos te presim as nga europa as nga shba te ndryshojne ata gjithcka me magji, por te ndryshojme veten tone me pare, duke dale nga kjo gjendje apatie dhe indiferentizmi, e duke munduar ta bejme shqiperine ketu e jo te gjejme rrugen me te lehte per te kritikuar apo akuzuar cilindo qe na del perpara pervec vetes tone apo duke u larguar per ne emigrim per te mos u kthyer me.

flm

Add new comment