Për agjentët e marketingut, Ronaldo vlen më shumë se Messi

Postuar në 05 Prill, 2012 11:09

Një studim i ekspertëve ka zbuluar se ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, është më i vlefshëm në terma financiarë e të marketingut se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi. “IPAM - The Marketing School” ka publikuar rezultatet e një studimi të dy super yjeve të futbollit dhe erdhi në përfundim se Ronaldo është emër më i madh për tregti.

Ronaldo është lojtari më i popullarizuar në internet, ai ka më shumë ‘miq’ në Facebook se Messi (42 milion kundrejt 34 milionë), ka mbi 139 milionë kërkime në Google (80 milionë më shumë se 'pleshti'), 212,000 video në Youtube dhe 8 milionë ndjekës në Twitter. Potenciali i tregtimit të Cristiano Ronaldos është, gjithashtu, i mbështetur nga projektet shoqërore. Emri i portugezit përmendet në 205 libra të dyqanit online Amazon.com (Messi 85) dhe 2157 artikuj shkencorë (argjentinasi në 1608). Në renditjen e të famshmëve të revistës Forbes, ish-ylli i skuadrës Manchester United është renditur i 43-ti, ndërsa Messi është në vendin e 62-të.

IPAM beson se Ronaldo vlen për një vit 40 milionë euro, ndërsa Messi 37 milionë euro.

Koha Ditore

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.