Ministri i Mbrojtjes anashkalon Presidentin; ky i fundit i dërgon letër

Postuar në 05 Prill, 2012 12:35

Televizioni Vizion Plus ka transmetuar lajmin, sipas të cilit Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës i është drejtuar me një letër zyrtare sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes duke i kërkuar shpjegime lidhur me anashkalimin e Presidentit të Republikës në emërimin e zotit Ferdinand Kreshpa, në krye të Flotës Detare. “Duhet një arsyetim i vendimit të ministrit Imami për këtë emërim”, thuhet në këtë letër.

Sot në shtyp janë publikuar reagimet e dy ish-presidentëve, zotit Meidani e zotit Mosiu, lidhur me këtë çështje. Që të dy e kanë kualifikuar veprimin e ministrit të mbrojtejs si jo kushtetues. Në fakt, neni 169 i kushtetutës, pika 3, thotë gërmë për gërmë se “Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”. Siç shihet, është një përcaktim kushtetues shumë i qartë, që nuk të lejon të bësh asnjë interpretim. Ministri i Mbrojtjes ka vepruar në shpërfillje të kushtetutës, rrjedhimisht emërimi i tij është i pavlefshëm.

Të bën përshtypje që reagimi i kreut të shtetit është i ndrojtur dhe plot kujdes e mirëkuptim. Duket sikur komunikon me ministrinë e mbrojtjes së Danimarkës.

M.N.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

Kushtetuta jonë ka frymë demokratike dhe europiane. Bashkëhartuesit e saj, Godo dhe Imami, me ndihmën e përkthyesve, morën e kopjuan nenet kushtetore të disa shteteve me ngjashmëri organizimi në ndarjen e pushteteve të republikave Parlamentare, si psh., Italia. Lamë mbrapa kushtetutën komuniste, filluam të mësojmë e t'i përshtatemi kësaj të resë, por nuk harruam në qeverisje asnjëherë kanunin. Gjeçovi. Nye Njiqindekardhetëekatër. Burrat e Maleve të Shqypnisë në Kuvend. Krenët e Fiseve. Dera e Imamajve. Edhe këta të ResPublika, japin këto lajme, sikur nuk e dinë që Ministri i Mbrojtjes e tërë qeveria nuk flasin me Presidentin (shih përsëri Gjeçovin te kanuni: Nye i Tetët, 13/ Aj  qi s'i vehet ndeshkimit të Kanunit, bajraku do mblidhet...e do ja marrë gjithshka të ket në vathë. E kopjuam Kushtetutën, por Durim. Duam ca kohë ta mësojmë.

100 vjet i bëmë të pavarur. Unë them se duhen edhe 100 vjet të tjera të bëhemi shtet. Ju të ResPublika, sa thoni?

Submitted by arvanites (not verified) on

Presidenti i shkruan Ministrit te Mbrojtjes. "Me falni per shqetesimin, por mos valle pa dashje po beni nje puc shteti".

Shume i lodhur ky Topi, besoj se te djathtet e zhgenjyer do votojne me shume per AKZ, se per ket humbameno.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kur do vijë ajo dorë që ti fshijë këta  bazhibazhukë që nukë kanë cipë janë në gjëndje që dhe mamanë apo motrën e tyre do ta nxjerin në pazar vetëm e vetëm që të fitojnë ndo pare epra kjo farë duhet të thahet sa më shpejtë që të jetë e mundur se do hapet si grëmi dhe do jetë vonë pastaj

Submitted by inxhinjeri (not verified) on

I lumte Arben Imamit qe ka vepruar keshtu. Mire tua beje , bile " beni i mamit" te shkoje dhe te marre violincelin dhe ti kendoje presidentit, per bukuroshen e durresit te cilen ai dhe sot e kesaj dite qan nga dashuria. Emerimi i komandantit te flotes detare nga "beni i mamit"  ka pasur si qellim, te ruaje dhe ktheje bukuroshen e Durresit ( Anisa Makarjanin) me nje njeri te besuar, por ju nuk e keni kuptuar. Mos harroni pastaj vitin '97 kur vete "beni mamit" si vlonjat qe eshte shkoi dhe beri kryengritje ne Vlore ne mbrojtje te Atdheut tone te "dashur" duke pushtuar portet nga vlora ne Sarande, sepse kush ka detin i afrohet me shume mbretit, thenie te cilen "beni i mamit" frutet i gezon sot, prane mbretit te cilit ne '97 i beri gjemen qe ta merrte prane, dhe mbreti nuk e zhgenjeu e mori prane djalin e Vlores, jo per aktrimin e bukur te bukuroshes Durresit , por si nje gjeneral me integritet te larte ne mbrojtje te mbretit (alias Sali), dhe zoterues jo vetem tashme te detit, por dhe te tokes, (se te ajrit ka vdekur). Kete me se miri e vertetoi ku me nje solemnitet shembullor, (populli fukara protestoi kunder mbretit Sali me 21 janar) ky sharlatan minister  tregoi me pompozitetin e tij, se sa i devotshem eshte per ti sherbyer mbretit, duke harruar se e njeh mjaft mire populli se cili eshte. Dhe se sa mire e njeh populli, kete rondokop e pashe mire ne zgjedhjet lokale kur ne lagjen time mezi mblodhi 20-30 veta (tek lokal Idi) prane n.sh.r.a.k ,ku shumica ishin punonjes te ministrise mbrojtjes. Turp te kete, kur eshte vete hartues i kushtetutes dhe vete ai qe i pari e shkel ate. Kesaj i thone "beni cfare them une dhe mos beni cfare bej une" , e gjithe politika shqiptare sot e ka kthyer politiken ne nje biznes te madh fitim prures, sa qe te gjithe e dine dhe perdorin shprehjen e famshme qe : " Politika eshte biznes pa tatim, kesh ne dore", prandaj dhe jemi ketu ku jemi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.