Visha versus Cefa: Do ketë supriza?

Postuar në 12 Prill, 2012 04:13

Sot do votohet për emrin e anëtarit të KLD-së, që do zërë vendin bosh të lënë prej Kreshnik Spahiut. Kandidatët janë Ardian Visha i PS-së dhe Elvis Cefa (disa e shkruajnë dhe nyjëtojnë Çefa me ‘ç’) i PD-së. Është vënë re një lloj tensioni në maxhorancë, aq sa thuhet se Berisha ka dhënë porosi të prerë që askush të mos mungojë në votim (sipas Marko Bellos, deputet socialist, Berisha nuk është mjaftuar me porosi, por ka kaluar në “presione nga më të ndryshmet”). Duket si një test e qëndrueshmwrisë e kompaktësisë së maxhorancës, më saktë, si një provë gjenerale përpara show-t presidencial që do të jepet pas nja dy muajsh.

Emërimi i Vishës nga socialistët ka provokuar reagime të lloj-llojshme në opinionin publik (Mero Baze e Ilir Yzeiri, dy komentatorë kritikë me pushtetin, e kanë denoncuar fort këtë zgjedhje ‘të çuditshme’), por me sa duket qëllimi ka qenë të bëhet diversion, dhe i është arritur qëllimit. Shkaku i këtij tensioni në maxhorancë është pikërisht kandidatura e Vishës, që pritet të marrë dhe ndonjë votë të maxhorancës.

Do të ketë surpriza sot? Në fakt, gjasat janë të pakta (PD-ja ka dëshmuar se di të vihet në rresht), por nëse vjen një surprisë, ajo do të jetë një shuplakë e fortë për kryeministrin.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.