Çefa i bën të dyja, KLD-në dhe AKKP-në

Zgjedhja e Elvis Çefës anëtar i KLD-së, krijoi përshtypjen se në administratë u lirua një pozicion i lakmueshëm pune, pikërisht ai i Drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Por, në rrjedhën e shpejtë të ngjarjeve në Kuvend për zgjedhjen e anëtarit të KLD-së, duket se pjesës më të madhe të shtypit i ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm nga qëndrimi i Elvis Çefës në raport me postin e tij të ri. Në një intervistë për televizionin “AS”, Çefa tha se do t’i mbajë të dyja postet, si anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ashtu edhe atë të Drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. “Në cilësinë e anëtarit të KLD-së, unë nuk kam asnjë pengesë që të qendroj edhe Drejtor i AKKP-së për aq kohë sa nuk e ndalon ligji.
AKKP është një ndër institucionet më strategjike në llojin e saj pasi prej saj gjenerohet edhe dokumentacioni por edhe veprimtaria për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronave, i cili është një ndër problemet më themelore që ka vendi.
S.E.
Comments
Ah, dmth ky mund te beje dy
Ah, dmth ky mund te beje dy pune, te shfrytezoje kohen dhe pagen si anetare i KLD per te kryer veprime te tjera, kurse Spahiu jo eee?
Add new comment