Artan Lame: Premtimet-rrena që do të mbahen mend gjatë

Gjatë kohëve të fundit, kryeministri ynë ka bërë disa premtime me breshëri, të cilat janë harruar. Artan Lame kish bërë një listë premtimesh në një shkrim të tijin të publikuar në numrin e djeshëm të Shqip-it (është fjala për premtime spektakolare, të kuptohemi; ai vetë ka bërë pa fund premtime që janë harruar). Ja lista e Lames:
- Premtimi për të ndërtuar një Ministri të Jashtme të Re, në godinën e vjetër të hotel “Dajtit”, ndërsa Ministrinë e Jashtme ekzistuese do ta bënte Ministri të Brendshme.
- Premtimi se do ndërtonte Bibliotekën e re Kombëtare; urdhëroi që të fillonte projekti për këtë punë, duke përshtatur për këtë qëllim Piramidën, pas ca muajsh mbajti një tjetër fjalim me një tjetër premtim.
- Tha se nuk mund të lejojmë që artistët shqiptarë të performojnë në godinën shkatarraqe të teatrit ekzistues dhe se do të ndërtonte Teatrin e Ri Kombëtar. U ndërprenë projektet e reja për shndërrimin e Piramidës në Bibliotekën e Re dhe filloi projekti i ri për ta shndërruar në Teatrin e Ri. Për këtë edhe u pagua projekti nga fillimi, madje u harxhuan edhe nja 3 a 4 milionë euro, sepse filluan realisht punimet për ta ndërtuar teatrin.
- Papritur e ndërpreu edhe këtë dhe tha se 100-vjetori i Pavarësisë duhej ta gjente Shqipërinë me Parlament të Ri. Për këtë ishte bërë edhe një konkurs dhe kishte vendosur se ku do ndërtohej, por Berisha e ktheu të gjithën së prapi dhe vendosi të ndërtohej Parlamenti te Piramida.
- Pastaj tha se do ndërtonte Monumentin e Azem Hajdarit në mes të parkut “Rinia”. Për ndonjë arsye enigmatike, vetë Saliu e la në mes të rrugës këtë projekt e s’e zuri më në gojë.
- Më tej e zuri malli për të përndjekurit politikë dhe deklaroi se do ndërtonte Obeliskun e të Përndjekurve në sheshin përpara Piramidës. Filloi të bëhej projekti, i cili më pas edhe ky u braktis.
- Pastaj tha se në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës do të ndërtojmë Muzeun e Nënë Terezës, nënës së të varfërve. U bë projekti dhe vendosi ta ngrejë në vendin më të marrë të mundshëm, brenda kolonadës së Muzeut Arkeologjik. Natyrisht që nuk u ngrit.
- Pastaj tha se Bashkia ia kishte varur fare artistëve të cirkut, ndaj do ndërtonte një godinë dinjitoze për Cirkun e Tiranës.
- Iu rikthye sërish temës së 100-vjetorit, por në linjë sportive kësaj radhe. Tha se 100-vjetori i shtetit shqiptar do të na gjejë me Stadiumin e Ri Kombëtar të ndërtuar.
- Iu rikthye projektit të Parlamentit të Ri. Megjithëse kishte bërë një konkurs të ri për këtë punë dhe kishte shpallur një fitues, tha se nuk i pëlqente fituesi A, ndaj do bënte projektin B. Pastaj, pas tre muajsh tha se ia kishte futur kot dhe nuk do bëhej projekti B, por do rikthehemi te varianti A.
- Pastaj tha se do të ndërtojmë monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë. Nisi projektin, bëri edhe konkursin, miratoi edhe ca kartonë, por edhe kjo me ç’duket do lihet me kaq, se nuk bëhet monumenti në 3 muaj. E bukura e këtij monumentit prej kartoni, është se u bë konkursi pa thënë se ku do vendoset monumenti dhe, nga pikëpamja arkitekturore, ky mund të jetë rast unikal në botë.
- Tha se do e shembte nga themelet Piramidën. Pastaj tha se do e shembte nga themelet Pallatin e Kulturës. Pastaj tha se do shembte nga themelet Muzeun Historik Kombëtar. Të gjitha premtime për shembje nga themelet.
Re.Pu.
Comments
Jo keto premtime beheshin por
<p>Jo keto premtime beheshin por e ka buxhetin e shtetit bosh dhe vetem kur kthehet ne zyre kujtohet dhe harron prape.....dhe fillon prape nga e para......</p>
Add new comment