Tritan Shehu: Jam i bindur që LSI-ja do të mbetet në koalicion me PD-në

Postuar në 15 Prill, 2012 05:13

Tritan Shehu, një nga pak protagonistët e PD-së kohët e fundit (nuk lë ditë pa u shfaqur në një gazetë), ka dhënë një intervistë për të përditshmen shqiptarja.com, dhe gjatë gjithë kohës “gjuha i shkon atu ku i dhemb dhembi”, tek aleanca e plasaritur me LSI-në. Thotë fillimisht se “unë s'mendoj se LSI e drejtuar mund të largohet nga koalicioni i tanishëm qeverisës për shumë arësye; unë mendoj se në koalicionin me PD-në Meta ka gjetur partneritetin e duhur, një aleancë serioze dhe të respektueshme, shkurt, s'besoj se lëviz nga koalicioni”, pastaj shpjegon abstenimin e Metës gjatë votimit për Çefën, më tej saktëson se “LSI-ja nga koalicioni me mazhorancën e djathtë dhe konkretisht me PD-në s'ka pasur humbje, por them se ka përfituar nga koalicioni me PD”, më tej akoma nënvizon se “s'besoj se Meta shkon në koalicion me Ramën, sepse kreu i LSI-së nuk i beson Edi Ramës”, pastaj ka merak të thotë se “kreu i PS-së s'krijon siguri e garanci për aleatët, [të cilët janë duke i ikur], dhe PD-ja po përgatitet ta zgjerojë koalicionin me parti të tjera, madje dhe të spektrit opozitar”, dhe në fund i rikthehet avazit duke theksuar se “jam i bindur se LSI-ja nuk largohet dhe i qëndron marrëveshjes bashkëqeverisëse”.

 Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.