KLD-ja nuk ka fuqi të zgjedhë zv.kryetarin

Postuar në 16 Prill, 2012 08:58

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka mundur ta zgjedhë sot zv.kryetarin e vet. Shtypi dhe media ka folur gjatë gjithë këtyre ditëve për këtë mbledhje (qysh nga zgjedhja në KLD e anëtarit më të ri, Elvis Cefa), dhe është marrë vesh qysh në krye të herës se interesi i madh ka pasur të bëjë me emrin e atij që do të zëvendësojë Kreshnik Spahiun. Ish menduar si një procedurë e thjeshtë (Presidenti Topi do të bënte një propozim, dhe ai do të hidhej në votë), por njerëzit e Berishës në KLD e kanë komplikuar punën. Në versionin online të shqiptares.com raportohet lidhur me një debat mes presidentit Topi e ministrit Halimi. Ky i fundit ka shkuar me një ide shumë të qartë në kokë: “Meqënëse KLD-ja ka dy muaj që funksionon pa zv.kryetar, le të funksionojë dhe dy muaj të tjerë në të njëjtën mënyrë, e më tej, vjen Presidenti i ri dhe e zgjidh këtë problem”. Duket se kjo gjë e ka kapur në befasi Presidentin Topi, i cili i është drejtuar ministrit me fjalët: “Gjuha me të cilën po flet nuk është zyrtare. Institucionet zyrtare duhet të funksionojnë në çdo kohë. Vendit nuk mund t’i refuzojmë institucionet”.

Mbledhja është mbyllur për të vijuar pasnesër, më datë 18 prill.

Re.Pu.

Comments

Submitted by reformer (not verified) on

<p>Nje akt i denje per nje Minister pa byth...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.