Harbutëri e tepërt në komunikim me kreun e shtetit

Postuar në 17 Prill, 2012 06:05

“Shtatë me shtatë doli rezultati në ballafaqimin e djeshëm” – ky ishte në thelb formulimi gazetaresk që i ishte bërë mbledhjes së djeshme të KLD-së. Dhe duhet thënë, se kjo balancë e forcave në KLD është një minifotografi e “luftës civile’ brenda institucioneve. Por nga ajo që ka ndodhur në këtë mbledhje, të bën përshtypje dhe diçka tjetër. Është fjala për komunikimin midis Ministrit dhe Presidentit. Mund t’i quash legjitime pretendimet e palëve në debatin që është bërë (dmth nga njëra anë vullnetin presidencial për të zgjedhur zv.kryetarin e KLD-së, s’ka gjë se ai është një lame duck, e nga ana tjetër këmbënguljen e ministrit për ta shtyrë këtë vendim edhe nja dy muaj, deri sa në vend të Topit të vijë ndonjë top i Berishës), por ka një gjë gjë që nuk legjitimohet. “Le t’ia lëmë Presidentit të ri t’i japë dum kësaj pune; ju edhe dy muaj jeni në këtë post; apo s’është mirë të përmend litarin në shtëpinë e të varurit?”, është shprehur ministri Halimi përballë kreut të shtetit.

Kjo është rrugaçëri institucionale.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.