Socialistët duan një komision parlamentar: Duam të hetojmë strukturat e sigurisë kombëtare

Socialistët kanë vendosur të kërkojnë ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar ministrinë e Mbrojtjes, atë të rendit dhe Gardën e Republikës, me anë të të cilit (komisionit) duan të verifikojnë gradimet, rekrutimet, ndryshimet e strukturave, të dhëna të ndryshme, zbatimin e ligjit, etj. Një pjesë e kësaj mbikqyrjeje parlamentare, sipas shumë gjasave, bëhet në funksion të ndriçimit të ngjarjes së 21 janarit 2011, e në këtë kuptim nga ky hetim kanë për të dalë të dhëna interesante, sidomos ato që lidhen me politikën e gradimeve, promovimeve e rekrutimeve që janë bërë në këta sektorë. Me siguri, ka për të rënë në sy të të gjithëve logjika tribale, klienteliste e nepotike, mbi të cilën janë ndërtuar e mbushur këta sektorë që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit.
Në këtë perspektivë, nuk kuptohet pse ndërmerret kaq vonë kjo nismë.
E.G.
Add new comment