Zgjedhjet në Francë: Kandidati Hollande fiton raundin e parë, dhe refuzon debatin në TV

Postuar në 23 Prill, 2012 04:27

Raundi i dytë do jetë më 6 maj, dhe deri atëherë Sarkozy-ja, që ka dalë i mundur në raundin e parë, edhe mund t’ia dalë ta kthejë situatën. “Dua një ballafaqim televiziv; madje, jo një, po tre; dhe mbi tema të ndryshme, ekonominë, sigurinë kombëtare dhe rolin ndërkombëtar të Francës”, tha ai pasi dolën rezultatet e para, por përgjigja e Hollande-it është një ‘jo’ e prerë. Nuk është çudi që kjo ‘jo’ ta penalizojë disi.

Por ka faktorë të tjerë që e favorizojnë. Në historinë elektorale të Francës, qysh nga viti 1958, ka një rregull: kush fiton raundin e parë, bëhet president. Dhe për këtë rast nuk janë vetëm sondazhet që e thonë. Është dhe dinamika elektorale e ditës. Kandidatja e Ekstremit  të djathtë, Le Pen, që ka arritur gati në nivelin e 20% të votave, nuk u dha ndonjë këshillë zgjedhësve të vet për datën 6 maj. Madje, ka që thonë se edhe sikur t’u japë ndonjë këshillë, ata nuk janë të prirur t’ia vënë veshin; shumica e tyre janë të vendosur të abstenojnë. Ndërsa tjetri, Jean-Luc Melenchon, që mori mbi 11% të votave, u ka bërë menjëherë thirrje të vetëve të votojnë për Hollande-in.

Re.Pu.

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

<p>Ore ju nuk dini te perktheni apo si?</p><p>Hollande ka thene do te bejme vetem nje debat dhe jo tre sic ka propozuar Sarkozi. Nuk ka thene se nuk do te beje debat.</p><p>Po bini pertoke!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.