Haradinaj mbërrin në Kosovë: AAK-ja gazetarëve: ju lutemi t’mos e filmoni!

Ramush Haradinaj do të qëndrojë i lirë në shtëpinë e vet në pritje të verdiktit përfundimtar që do të jepet muajt e verës. Derri atëherë nuk i lejhet të bëjë jetë publike. Ai ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, por në kundërshtim me atë që mendohej, nuk vihet re ndonjë interes popullor jashtë aeroportit. Janë disa dhjetra qytetarë, sipas Express-it. Por ka interes mediatik, megjithatë.
Ka një situatë paradoksale në këtë mes. AAK-ja, partia e Haradinajt, u ka bërë një lutje gazetave e gazetarëve që t’mos e fotografojnë e filmojnë Ramushin, pasi ai është liruar në ‘kushte strikte’. Kanë lënë të kuptohet se, nëse filmohet, e gjitha do të jetë në dëm të Haradinajt. Duket si një gjepur. Gazetarët, kameramanët e fotografët nuk kanë pse t’i marrin dorën ndokujt. Ata mund të raportojnë në çdo rast atë që shohin me sytë e tyre (nëse mendojnë se ia vlen të raportohet). Prandaj, kërkesa e AAK-së duket absurde.
Re.Pu.
Comments
Nuk është gjepur. Çdo
<p>Nuk është gjepur. Çdo paraqitje publike e të liruarve përkohësisht në liri... mund të dëmtojë të akuzuarin i cili e ka të NDALUAR të shfaqet në publik! Prandaj duket që më të mençur janë treguar qytetarët që s'dolën ta presin sesa mediat që duan të bëjnë dalldi mediale me një rast i cili është aq sensibil dhe rreptësisht i ndaluar të raportohet për të (dhe këtë gjë e dijnë mediat e Prishtinës fare mirë sepse ka patur raste në Serbi, Bosnje e Kroaci ku janë dëmtuar keqas edhe mediat edhe të akuzuarit për shkelje normash). Thënë shqip: Tribunali nuk pyet nëse i akuzuari- i lëshuar në liri.. .ka dashur a jo të ketë event medial për të. Thjesht nuk GUXON të paraqitet në publik. Ndryshe e kthejnë brenda 48 orësh sërish atje.</p>
Nese e filmojne Haradinaj ti
<p>Nese e filmojne Haradinaj ti zhduki gazetaret ashtu si zhduku deshmitaret!</p>
Add new comment