Cili avokat shqiptar fshihet pas diplomës se Bossi-t?

Nga ajo që raportonte e përditshmja italiane Corriere della Sera dje (http://milano.corriere.it/milano/notizie/cronaca/12_maggio_8/bossi-laurea-tirana-20196595861.shtml), një avokat shqiptar me mbiemër Dragoj na qenkërka paraqitur pranë ambasadës italiane në Tiranë për të kërkuar nisjen e procedurave të njohjes apo njësimit të diplomës famëkeqe shqiptare të Renzo Boss-it. Ambasada, nga ana e saj, pas verifikimeve përkatëse, në një mënyrë tejet korrekte i ka shprehur të gjithë habinë e saj Prokurorisë së Milanos lidhur me faktin që Bossi e kishte mbaruar maturën vetëm në vitin 2009 në Itali, ndërkohë që në Shqipëri rezultonte se kishte marrë një diplomë universitare të nivelit të parë në vitin 2010. Por Bossi është ajo çka i intereson më shumë italianëve, ndrësa ne na intereson më shumë ana jonë dhe me të drejtë Corriere della Sera duke mos e njohur shumë mirë Shqipërinë nuk mund të shkonte më tutje se kaq.
Në fakt, nëse kërkoni në adresën në internet të Dhomës Shqiptare të Avokatëve www.dhka.org.al, nuk rezulton të ketë asnjë avokat me mbiemrin Dragoj. Janë dy avokatë me mbiemrin Dragoshi, një me mbiemër Dragoti dhe një tjetër me mbiemër Drago. Nga këta mbiemra, ai më i përafërt me mbiemrin Dragoj është ai Drago. Nga një kërkim i mëtejshëm rezulton se personi në fjalë është Admir Drago, avokat me licencë me numër 2105, i cili njëkohësisht është edhe këshilltari për çështjet juridike i Kryeministrit Sali Berisha (http://www.keshilliministrave.al/?fq=showcabinet). Sigurisht kjo nuk është një provë se procedurat në emër të Bossi-t i ka kryer ky person, por do të ishte mirë që Ambasada Italiane në Tiranë, apo e përditshmja italiane Corriere della Sera ta sqaronin mirë identitetin e personit në fjalë. Për sa kohë kjo nuk ndodh, çdo dyshim i mundshëm gazetaresk është mëse legjitim.
Sokol Kondi
Comments
Linku i faqes se
<p>Linku i faqes se kryeministrit te nxjerr ne nje faqe bosh. Perse e keni futur ne lajm?</p>
Rasti "Bossi" eshte maja e
<p>Rasti "Bossi" eshte maja e ajzbergut.</p>
Duke pare ndihmesat e
<p>Duke pare ndihmesat e kryeministrit dhe CV e tyre !!!! Duke mos vene ne dyshim profesionalizmin e disa prej njerezve,duhet thene se bie ere per menyren se disa te tjere kane hyre ne kryeministri !!</p><p>Eshte per te ardhur turp ,qe keta individe punesohen mbi bazen e asnje kriteri!!! </p>
Add new comment