Opcioni i mbajtjes së Greqisë në Eurozonë po krijon bezdi në Bruksel

Të hënën e shkuar u mbajt një mbledhje e ministrave të financave të vendeve të BE-së në Bruksel, dhe atje nuk mund të mungonte – Greqia është vend anëtar i BE-së – ministri grek Filipos Saqinidis. Në një moment të takimit, luksemburgezi Jean-Claude Juncker që kryeson qysh prej vitit 2005 mbledhjet e Euro Grupit (kështu quhet forumi i ministrave të financave të BE-së: Euro Grup), i drejtohet grekut Saqinidis me fjalët: “Sikur ne të votonim në këtë moment në mënyrë të fshehtë lidhur me pyetjen, nëse Greqia duhet të jetë, apo jo, në Eurozonë, të gjithë do të votonim për përjashtimin e Greqisë”. Dhe po aty, nën miratimin e kolegëve të tjerë, shtoi: “shansi juaj i fundit është 17 qershori, zgjedhjet e radhës pra; nëse dhe pas këtyre zgjedhjeve nuk do të jeni në gjendje të ndërtoni një qeveri që të respektojë marrëveshjet e arritura, then it is over (në një përkthim të lirë: atëherë, quajeni të mbyllur historinë tuaj me Eurozonën)”.
Pavarësisht pretendimeve publike se “BE-ja nuk don ta lërë Greqinë jashtë Eurozonës”, nëpër zyrat e korridoret e kancelarive të BE-së, sidomos në Bruksel, janë duke përdorur tone gjithnjë e më kërcënuese në adresë të Greqisë.
Re.Pu.
Add new comment