Tragjedia e Himarës: Të përditshmet tona shquhen për skrupuj e profesionalizëm

Të përditshmet tona më kryesore i mbanin reflektorët e tyre edhe sot mbi tragjedimë e Himarës. Në faqe të tëra të tyre (Panorama, Mapo, Shqip, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com, etj e mbulonin ngjarjen në 8-10 faqe) jepej një informacion i hollësishëm mbi atë që ndodhi të hënën e të martën. Sigurisht, siç ndodh rëndom në rrethana të tilla, kish tek-tuk dhe informacione kundërthënëse, por në përgjithësi informacioni i dhënë jepte një tablo të plotë të tragjedisë. Bëhej ‘kronologjia’ e aksidentit (mbi bazën e asaj që është rrëfyer këto dy ditë), jepeshin intervista e dëshmi të shumta nga të mbijetuarit, nga ata që janë ndodhur atë moment pranë vendit të ngjarjes, nga familjarë, etj; jepeshin gjithashtu detaje prekëse nga jeta e viktimave, komunikime të tyre me të afërmit disa minuta para se të humbisnin jetën në atë aksident; jepeshin të dhëna mbi gjendjen teknike të autobuzit (e me këtë rast, të autobuzëve që rravgojnë në rrugët e Shqipërisë); flitej mbi reagimin e gatishmërinë e strukturave të sigurisë e të sektorit të shëndetësisë.
Gazetat tona kanë qenë, duke përjashtuar ndonjë mendjelehtësi, e ndonjë informacion të pilotuar, në lartësinë e detyrës së tyre. Rrallë është parë që shtypi ynë të jetë kaq skrupuloz e kaq professional.
Re.Pu.
Add new comment