Mbrëmja e djeshme televizive, një triumf kosovar

Mbrëmë, deri vonë pas mesnate, audienca televizive e shqiptarëve në Ballkan ka qenë e ndarë mes Top-channel-it e TVSH-së, ku po transmetoheshin live respektivisht edicioni i radhës i programit Big Brother dhe festivali europiain i muzikës Eurosong, që mbahej në Azerbajxhan. Në të dy programet e natyrës kompetitive ishin pjesëmarrës dy shqiptarë nga Kosova, në Big Brother një djalë me emrin Arbri dhe në Eurosong Nora Nishliu, për të cilën, pas disa lëvdatave nga qarqe profesionistësh e ekspertësh të Europës, ishin rritur pritmëritë për një rezultat të mirë në Bakú. E nuk është se pati ndonjë zhgënjim.
Nora Nishliu doli e pesta në një garë mes pothuaj 50 vendesh të kontinentit, ku votimi bëhej përgjithësisht me logjikën e një ‘solidariteti’ të natyrës gjeografike; vendet e ish Bashkimit Sovjetik votonin për njëri tjetrin; po kështu vendet skandinave, vendet balltike, vendet ballkanike (ky ‘solidaritet’ mund të shpjegohet deri në një farë mase dhe me kulturën muzikore të njëjtë, që kultivon shije të njëjta në këtë lëmë).
Ndërsa Big Brother-i u fitua nga Arbri. Shkurt, mbrëmja e djeshme televizive ka qenë një triumf kosovar. Të përditshmet i kishin bërë jehonë këtij fakti.
Re.Pu.
Comments
Bravo cunat dhe vajzat e
<p>Bravo cunat dhe vajzat e Kosoves ! __</p><p>-Jeni bijte & bijat me te mire te Nenes Shqiperi __Jeni kenaria jone , zemra jone</p><p> </p><p>Pershendetje vellazerore nga Vlora !</p>
Add new comment