Blair dëshmon në procesin kundër kompanisë së Murdoch-ut; dikush e quan “kriminel lufte”

Postuar në 28 Maj, 2012 11:53

Ish kryeministri britanik në periudhën 1997-2007, Tony Blair, teksa dëshmonte në procesin kundër kompanisë News Corp, tha se kish patur një raport të ngushtë me boss-in e kësaj kompanie, Rupert Murdoch-un (ka qenë dhe kumbar i një prej djemve të tij), por kurrë nuk i kish bërë këtij të fundit favore klienteliste. Në fakt, është tronditur një pjesë e mirë e establishmentit politik prej skandalit të përgjimit të telefonave të shumë personazheve vip nga ana e gazetarëve të gazettes News of the World (tanimë e mbyllur për fare). Murdoch, që ka në pronësi një spektër të gjerë gazetash e televizionesh në të gjithë botën (që nga gazeta bulevardeske the Sun në Britani deri tek televizioni konservator Fox News në SHBA) ka matur marrëdhënie me shumë  syresh.

Kthehemi tek Blair-i. Pas luftës që britanikët e amerikanët i shpallën Irakut, Blair-i është ndodhur nën një rrebesh kritikash. Dhe lidhur me këtë fakt, ai thotë se “evitoi përballjen me elitën e gazetarëve dhe me ata që ai i quajti ‘baronët e gazetarisë’; nuk është se iu trembej atyre, por nëse në vend të vendimit për t’i administruar, të kish marrë vendimin për t’u ballafaquar me ta, beteja nuk do kish të fituar”. Nuk e shpjegoi qartë se ç’kuptonte me ‘administrim të elitës gazetareske’, dhe si arriti t’i administronte.

Por dikë nuk mundi ta administronte, sidoqoftë. Ndërsa po zhvillohej biseda mes Leveson-it e Blair-it, një burrë rreth të 35-tave ia doli të gjente një korridor, të hynte brenda në sallë, e të bërtiste: “Tony Blair është një kriminel lufte, dhe për këtë duhet arrestuar”.

E.G.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp;Bler : &quot; Mediat jane instrument i udheheqjes politike &quot;.&nbsp; Si ju ka shpetuar kjo fraze nga deshmia ?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.