Angelina Jolie lumturohet me gjëra të thjeshta. Aktorja shpjegon përse 2014 ishte vit i suksesshëm
Është publikuar dhe intervista që ka dhënë Angelina Jolie për ‘Us Weekly’. ka renditur disa arsye , duke shpjeguar për të gjithë ne përse quan vitin 2014, të suksesshëm. Publiku i cili e ndjek jetën e saj nëpermjet fotove që shkrepen apo artikujve që lexon, mendojnë se cdo moment për Angeline, është i lumtur apo i suksesshëm.Kjo mbase vjen si pasojë e gjendjes së mirë financiare, apo udhëtimeve nëpër botë, por jo. Angelina provon për të disatën herë se ajo gjen lumturinë në gjërat më të thjeshta të jetës, njësoj si shumica e njerzve në mbarë globin.
Në intervistën e saj , 39-vjeçarja pohon :”Ky ishte një vit i lumtur dhe i suksesshëm për mua për disa arsye. Jam martuar me dashurinë time, djali im Maddox (13 vjeç) u bë adoleshent dhe solla përpara botës filmin Unbroken. ” Në një deklaratë të mëparshme Angelina Jolie ka konfirmuar se Maddox ka nisur romancën me një vajzë që jeton në Londër.
Add new comment