Zbulohen detajet rreth festës së Rihannës. Babai i dehur e turpëroi përpara të gjithëve
Vetëm pak kohë më parë Rihanna e shpëtoi babain e saj nga hekurat e burgut. Ai rrezikonte të qëndrronte për shumë muaj atje, por këngëtarja e dërgoi në një qendër rehabilitimi ne Malibu. Kjo ishte një ndër më të shtrenjtat ne Amerike, 58 mijë dollarë në muaj. Megjithatë babai i saj problematik e turpëroi Rihannën në një festë bamirësie të organizuar ’The Diamond Ball’, ai kishte konsumuar alkol mbi normën e lejuar dhe këtë e shfaqi dukshëm me anë të gjesteve që bënte. Janë shkrepur disa foto që e dëshmojnë këtë gjë.
Të lodhur nga veprimet e tij , të ftuarit u drejtuan për ndihmë tek sigurimi dhe këta të fundit e bënë punën e tyre duke e shoqëruar jashtë këtij eventi. Mund ta marrim me mend sa e turpëruar është ndjerë vajza e tij e famshme. Duhet të pranojmë se krijuesja e hitit ‘Pour It Up’ tregon kujdes të vazhdueshëm ndaj Roland Fenty. Një here në tre muaj ajo e merr nga Barbados ne Los Angelos për të bërë analizat përkatëse.
Add new comment