Nicki Minaj : ‘Më është thyer zemra’

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 13:11

Ish i dashuri i Nicki Minaj ishte në prag të vetëvrasjes , dhe shkak për këtë është fundi i marrëdhënies 12 vjecare me këngëtaren. Por mesa duket Safaree Samuels nuk është i vetmi që po e vuan ate që ka ndodhur mes ciftit. Nicki Minaj ka realizuar një klip të titulluar ‘Love Triangle’ i cili pritet të publikohet brenda një afati të shkurtër kohor.

 

Këto ajo flet për gjithcka që ka ndodhur, shpjegon arsyet përse vendosi të ndahej nga Safaree, duke e akuzuar këtë të fundit si tradhëtar. Përveç këtyre, Nicki na njeh dhe me gjendjen momentale shpirtërore. Fjalë për fjalë ajo thotë : ‘Më është thyer zemra’

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.