Angelina Jolie tregon hollësi të paditura nga dasma e saj
Mund të ketë ndodhur gjatë muajve të verës, por dasma e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ende vazhdon që të përflitet. Në intervistën e radhës, Angelina tregoi për ne hollësi që nuk i dinim rreth ceremonisë martesore me Brad. Përshtypja jonë e parë rreth kohës që i ëshhtë dashur ta organizojë, mund të ketë qenë e gabuar. Vetëm dy deri ne tre javë më parë, ylli i filmit ‘Salt’ ka caktuar datën e martesës, vendosi fustanin që do të vishte, caktoi vendin, ambjentin, dhe gjithcka tjetër .
Angelina Jolie pohoi :”Nuk kam qëndruar me muaj të tërë për të përgatitur martesën time. Ndodhi cdo gjë shumë shpejt. Jam angazhuar vetëm 2 ose 3 javë, dhe jo cdo ditë. ” Ndërsa aktorja është një nga femrat më punëtore të Hollywood, në cdo aspakt, por përsa i përketë familjes Jolie shtoi :”Të mbash një familje të bashkuar është dicka e vështirë. Unë dhe Brad përpiqemi shumë që të gjithë pjesëtarët e familjes sonë të jenë të lidhur me njëri-tjetrin.”
Add new comment