Cameron Diaz do të martohet në vitin 2015

Cameron Diaz dhe Benji Madden pritet që të kurorëzojnë dashurinë e tyre prej shtatë muajsh vitin e ardhshëm. Një informator pranë ciftit shprehet se Benji është gjunjëzuar menjëherë nën këmbët e Cameron duke i propozuar për martesë. Për sytë e publikut po hedhin hapa të shpejtë, por ata janë të cmendur pas njëri tjetrit.
Burimi tha :”Cameron nuk ka qenë e lumtur prej shumë kohësh. Ajo më në fund ka gjetur dikë që ndihet me fat që është pranë saj. Meshkujt e tjerë e kanë trajtuar keq, ndërsa Benji do të bënte gjithcka për të. Ajo është shumë e dashuruar pas tij.” Kujtojmë se Cameron dhe Benji Madden mendoet t`i ketë prezantuar Nicole Richie, kunata e Benjit.
Add new comment