Intervistohet rivalja e shkollës së Taylor Swift. Martohet me ish të dashurin e këngëtares

Një ndër arsyet kryesore përse Taylor Swift është bërë e famshme, krahas talentit, është dhe tematika që ajo trajtonte në këngët e saj. Këngëtarja e cila është edhe një tekstshkruajtëse, frymëzohej gjithnjë nga lidhjet e dështuara që kishte, ku mund të përmendim atë me John Mayer apo Harry Styles. Por po të kthehemi shumë vite pas do të kutojmë hitin ‘Picture to Burn’ , dedikuar ish partnerit të parë, i cili e lëndoi pasi i dha fund me Taylor për një vajzë tjetër, pikërisht miken e mirë të kësaj të fundit.
Chelsea, vajza në fjalë tani është martuar me ish partnerin e parë të Taylor të quajtur Jordan, dhe ka dhënë një intervistë duke treguar një pjesë të historisë së saj , bashkëshortit dhe Taylor. Ajo tha :”Ishim mike të mira në shkollë, por më pas marrëdhënia jonë u ftoh sepse dikur Jordan ishte i dashuri i Taylor. Por ky është një rregull mes vajzash, asnjëra nuk duhet të krijojë lidhje me të ish partnerin e shoqes, dhe Taylor nisi të më qëndronte larg.”E pyetur nqs kënga ‘Picture To Burn’ i dedikohej Jordan bashkëshortit të Chelseas, ajo u përgjigj :”Po i dedikohet atij, dhe kjo na befasoi.”
Ish mikja e ngushtë e Taylor Swift theksoi :”Në vazhdim filluam të mësoheshim me idenë dhe na u duk qesharake. Por nuk më shqetëson ky fakt, tani ne jemi të martuar, kemi krijuar familje dhe kemi një vajzë. Gjithcka i përketë të kaluarës.”
Add new comment