BlazeR lajmëron klipin e tij më të fundit

Rreperi i njohur BlazeR, vazhdon që të postojë foto dhe statuse të shumta të faqen zyrtare në Facebook, rreth projektit të tij më të ri, që së shpejti pritet të jetë pjesë e ekraneve tona. Kjo këngë e shumëpërfolur mban titullin ‘Kcejm Hip-Hop’. Tematika, lë shumë për të menduar, por mesa kuptohet do të jetë një këngë ritmike, mbase me motive që ja vlejnë jo vetëm t`i dëgjojmë por edhe t`i kërcejmë.
Kujtojmë se BlazeR, është bërë i famshëm shumë vite më parë, kur ishte ende pjesë e ‘bandës’ apo grupit muzikor OTR. I distancuar nga ‘miqtë e vjetër’ të këtij grupi (një pjesë e mirë e të cilëve kanë humbur në aspektin artistik), këngëtari 25-vjeçar ka vendosur që të vazhdojë karrierës muzikore i vetëm, dhe duhet të pranojmë se deri tani ka bërë një punë të shekelqter. Ndër sukseset e tij të shumta mund të përmendim bashkëpunimin me JR, 'Tfala kush t pysi' apo ‘You Know’ , kënga që mban emrin e albumit të tij të ri.
Add new comment