Fushata më e bukur ndonjëherë! Adidas përzgjedh katër yjet më me influencë në botë
Është cilësuar si fushata më e paparë në botë. Marka sportive Adidas ka përzgjedhur katër personat e famshëm që i konsideron si yjet më me influencë në botë. Po flasim për ish futbollistin David Beckham i cili njihet për admirimin që ka ndaj veshjeve të kësaj marke. Njëkohësisht David ka thënë se dëshiron të përqëndrohet tek moda dhe kontakti me këtë industri. E dyta është nderi i kombit shqipëtar Rita Ora. Krijuesja e hiteve që kanë bërë bujë në të gjithë botën, shfaqet në një sfond bard e zi ku flet për Adidas. Njesoj si ish sportisti Beckham, edhe Ritën e shohim shpesh të mbaj veshur rroba nga Adidas në jetën e përditshme.
Kompozitori, producenti, tekshkruajtësi dhe këngëtari Pharell Williams, gjithashtu nuk mund të mungonte. Dikur ai mbahej mend për tekstet e goditura, që shkruante, ndërsa këto kohë këngëtari ka publikuar hite të shumta, ku më e fundit është ‘Happy’, kolona zanore e shumë reklamave. Dhe në përfundim por jo më pak i rëndësishmi është Damian Lillard.
Add new comment