Jennifer Lopez, ka bërë një pakt të ri me veten

Ditën e djeshme u përhapën fjalë se Jennifer Lopez dhe Casper Smart ishin kthyer sërish bashkë. Sipas “gojëve të liga” Jennifer ka kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve me Casper, në Las Vegas pas performancës së saj. Megjithatë aktorja dhe këngëtarja latine, ka reaguar menjëherë, duke siguruar se për momentin ka bërë një pakt me veten, dhe do të jetë e lumtur pa asnjë mashkull në krah (por theksoi se kjo vlen vetëm për momentin).
Jennifer shton: “Për momentin ndihem mirë kështu. Mendoj se të kaloj kohë me veten, është më e mira e mundshme, dhe do të më shërbejë që të kthehem në një formë të mrekullueshme.” Kutjojmë se krijuesja e hitit Papi, është dhe nëna e dy binjakëve nga martesa me Mark Anthony, e cila përfundoi pas dhjetë vites, por divorci u finalizua vitin e kaluar.
Add new comment