Kim Kardashian:”Dua një fëmijë dhe Zoti po ma vështirëson punën”

Është një nga femrat më transparente kur bëhet fjalë për të treguar hollësi të jetës perosnale. Së fundmi Kim Kardashian shpjegon se e bën të ndihet keq fakti që nuk po ngel shtatëzanë. Ajo thotë se ky fakt e mundon megjthatë Kim mendon se kështu funksionon forca e Zotit. Bashkëshortja e Kanye West shtoi:”Po fillon të kthehet në një sfidë më vete dëshira ime për të mbetur shtatëzanë.”
“Kur ti nuk e planifikon dicka” vazhdon ajo ”atëherë ajo gjë ndodh, kështu funksionon forca e Zotit. Por në momentin kur e dëshiron një fëmijë cmendurisht, si në rastin tim atëherë nuk ndodh.” Përmendim se janë përhapur fjalë se martesa e Kim kardashian dhe Kanye West është buzë greminës, dhe ylli i reality showt “The Kardashians” dëshiron mbrërritjen në jetë të një fëmije tjetër për të mbajtur gjallë dashurinë me Kanye.
Add new comment