Rihanna josh të gjithë pas lajmit se është interesuar për Leonardo DiCaprion
Krijuesja e hitit ‘Diamonds’ e cila prej kohësh i mungon skenës, është përepjekur që të jetë qendra e vëmendjes në ndeshjen e boksit të organizuar nga Jay Z dhe këtë e ka arritur. Përpara raundit të parë Rihanna është parë të aplikojë një buzëkuq tërheqës në buzë, duke u kthyer në një femër edhe më joshëse. Jo vetëm një admiruese e sportit të basketbollit, por tashmë edhe e boksit, kjo ishte një nga anët e pazbuluara të Rihannës.
Kujtojmë se këto janë fotot e para të shkrepura të kengëtares, që nga moment që u bë publik lajmi se ish e dashura e Chris Brown, është e interesuar për Leonardo DiCaprion. Një informator shtoi rreth kësaj gojëthëne që mori ‘dhenë’: ‘Ajo dhe Leo kanë marrëdhënie të mira bashkë. Rihanna është e fiksuar pas tij, madje nga veprimet e saj kuptohet se e sheh si të dashurin e ardhshëm.’
Add new comment