Ajo është kështu? Fotografi përshkruan karakterin gazmor të Mbretëreshës Britanike

Postuar në 14 Janar, 2015 05:46

Fotografi i njohur Britanik Rankin, ka dhënë një intervistë ku ka zbuluan karakterin gazmor të Mbretëreshës Elizabeth. Në vitin 2002 ai ka bashkëpunuar me të për një set fotografik, por asnjëherë nuk është vonë për të folur për gjëra të rëndësishme. 48-vjecari përshkroi Shkëlqesinë e saj si një person shumë të qetë dhe gazmor, teksa shtjellonte disa detaje lidhur me takimin e tyre të parë.

 

Rankin aspak i zhgënjyer nga takimi thotë:”Fillimisht e pash ate të ecte në korridorin e gjatë të Pallatit Buckingham, me nje djalë i cili ishte shumë i shkurtër.Ajo po e shihte me thjeshtësi, po buzëqeshte dhe po bisedonte me të, në ate moment mendova ‘Kështu dua të jem edhe unë. Mbi të gjitha një njeri, një njeri i vërtetë.’”

 

Më pas ai shton se i janë dashur pesë minuta që t`i kërkonte Mbretëreshës që të buzëqeshte për të fotografuar portretin e saj. Rankin vazhdon: “Më pas u emocionova dhe më merrej goja. I thoja ‘Ma-ma-ma dhë- dhëë- ri-ri ri-aaa ju-ju-ju aj’, ajo filloi që të qeshte me të madhe pas kësaj. Ishte shumë gazmore dhe më bënte të qeshja me batuta nga më të ndryshmet. Fotografia kërkon bashkëpunim, dhe kjo nuk mungoi për asnjë moment me Mbretëreshën.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.