Gwyneth Paltrow krahas hollësive për çiftin Chris-J.Lawrence, pranon se detyrohet të takohet me Chris Martin

Postuar në 15 Janar, 2015 05:52

Ajo kaloi dhjetë vite në krahët e rrokerit të njohur Chris Martin dhe për të gjithë tingëlloi i cuditshëm fakti se si Gwyneth Paltrow, u ambjentua menjëherë me romancën e Chris dhe Jennifer Lawrence (e cila mesa duket nuk ka përfunduar ashtu sic u tha). Aktorja ka dhënë një intervistë për here të parë ku ka shpjeguar përse e aprovon lidhjen e Chris me kaq lehtësi. Femra e cilësuar si më elegantja në botë rrefen:”Kush thotë që unë nuk e aprovoj? Përse jo? Ku është problemi këtu? Unë e respektoj Chris si babain e dy fëmijëve të mi. Është jeta e tij , janë vendimet e tij dhe mendoj që ai i do shumë fëmijët, mbi të gjitha Chris nuk do të qëndronte asnjëherë përkrahë një femre që nuk është e mrekullueshme. Dhe në rast se unë jam gabuar atëhere do të kthehem sërish këtu e do t’ju bëj me dije.”

 

Ndërsa përsa i përketë marrëdhënies që ajo dhe ish-bashkëshorti kanë, Gwyneth thotë:”Ai është i mrekullueshëm, ështe kaq i ëmbël. Ne në fakt kemi një miqësi shumë të forte, qeshim së bashku dhe argëtohemi. Ka raste që është e vështirë, dhe janë gjëra që ndodhin, unë jam e sigurtë që ai nuk do të dal me mua, as unë me të, por jemi të detyruar prej fëmijëve dhe përpiqemi që të mos jetë një takim i tensionuar. ”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.