Dikur e quajti ‘Dashuria ime e parë’, tani Calvin Harris ndodhet përballë Rita Orës si një kundërshtar
Kjo mund të jetë një nga situatat më të cuditshme që jeta mund t`i ketë sjell Rita Orës. Këngëtaren shqipëtare e cila prej vitesh nuk po ndalet së korruri sukses në tregun ndërkombëtar, ‘rastësia’ e ka vendosur përballë Calvin Harris si një konkurent. Ajo është nominuar për të fituar çmimin e këngës më të mire britanike, ndërsa në listën e pretendentëve për këtë trofe është dhe DJ Skocez, Calvin Harris. Rita konkuron me hitin ‘I Will Never Let You Down’ një produksion i Calvin me tekst të shkruar nga po ai, ndërsa Harris do të votohet për hitin ‘Summer’, publikuar verën e kaluar.
Kujtojmë se romanca e tyre mori fund vitin 2014.Thuhej se gjërat mes Ritës dhe Calvin shkonin si mos më mire, ndërkohë që ndodhi e kundërta. Madje kontradiktore kanë qenë edhe intervistat që dy yjet kanë dhënë. Rita thoshte se po kalonte një kohë shumë të vështirë pa Calvin dhe ende nuk mund të mësohej që ai nuk ishte pjesë e saj, për më tepër që kishte rënë në dashuri me të, (për here të parë në jetë). Kurse Calvin falenderonte Zotin që nuk ishte më partneri i saj duke siguruar se ajo lidhje nuk ka patur asnjëherë ndjenja.
I UROJMË SUKSESE!!
Add new comment