Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie ‘përballen’ në eveniment pas gjashtë vitesh pa Brad Pitt në mes.
Kanë kaluar gjashtë vite që nga momenti i fundit që kemi parë Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie në te njëntin eveniment , dy ‘armiket e betuara’, por 2015 ka bërë ndryshimin. Ato janë janë përballur, kanë ndarë të njëjtin ambjent ndonëse të detyruara, madje ka qenë dicka që ka tërhequr vëmendjen maksimale. Ato ishin ulur sa më larg të jetë e mundur nga njëra-tjetra dhe kjo pritej. Por prania e femrës që i vodhi bashkëshortin pabesisht, nuk i ka prishur humorin e mire Jennifer Aniston, sepse gjatë gjithë kohës aktorja ka qëndruar e buzëqeshur, përvec një momenti. Atij momentit të padëshirueshëm, kur humbi çmimin për të cilin ishte nominuar.
Pritej që Aniston të shpallej aktorja më e mire për filmin ‘Cake’, por kolegia e saj Julianne Moore dukej se ka punuar më shumë për ta merituar. Megjithatë Jennifer vërtetoi se nuk ndjen xhelozi ndaj saj. Aktorja e ka përgëzuar Julianne, duke shkrepur më pas një foto në formën e një kujtimi. Ndërkohë që Angelina ka qëndruar e distancuar dhe ka pozuar e vetme, sepse Brad Pitt nuk ndodhej përkrahë saj.
Add new comment