Vetitë kuruese të kafesë

Postuar në 07 Shkurt, 2015 06:29

Kafeja është një prej pijeve që përdoret rregullisht, por ndoshta shumë vetë nuk mund ta dinë se kafja ka disa veti kuruese. Por është e rëndësishme të dini se kafja përmban kafeinë, një substancë e cila prek sistemin nervor dhe teprimi me të, mund të shkaktojë pagjumësi, nervozizëm, ankth dhe takikardi. Kafja vepron në sistemin respirator dhe shpesh këshillohet që të përdoret në rastet kur keni probleme me të ftohtin, pasi lufton bronshitin, sulmet e astmës dhe alergji të ndryshme. Kafja përmirëson humirun, kapacitetin e përqëndrimit si dhe nuk lejon formimin e gurëve në veshka. Gjithashtu kafja redukton rrezikun për zhvillimin e diabetit në masën 30%, nëse pihen rregullisht dy ose tre filxhanë ne dite.

Ndihmon për të humbur peshë, kjo falë kombinimit të acidit klorogjenik dhe kafeinës. Ka efekte në zhdukjen e celulitit. Studime të ndryshme kanë treguar vetitë e kafesë në lëkurë. Efektet e saj stimulojnë eleminimin e mbetjes së yndyrës. Jo vetëm duke u pirë, por edhe duke e aplikuar në zonat ku keni celulit, kafeja cilësohet si një nga kurat më të mira natyrale kundër celulitit./a.y/noa.al/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.