Zgjidhet enigma! Zbulohet ngjyra e fustanit që po ‘torturon’ botën, përfshirë edhe të famshmit!
Kompania që ka krijuar fustanin që po ‘torturon’ botën ka zbuluar më në fund edhe ngjyrat e tij të vërteta.
Fenomeni #TheDress nisi pasi një grua postoi një foto të fustanit që mbante veshur nëna e saj ditën e dasmës, dhe pyeti njerëzit për ngjyrën e tij. Për disa ishte blu dhe i zi, ndërsa të tjerë e identifikuan si të bardhë dhe të artë. Lidhur me këto debate që nisën reagoi Kim Kardashian sipas të cilës ishte i bardhë dhe i artë, ndërsa Kanye West shihte blu dhe të zezë, sikurse dhe Justin Bieber e Taylor Swift.
Por një përfaqësues i kompanisë thotë për TMZ se fustani është blu dhe i zi , njëkohësisht vjen edhe në rozë dhe të zezë, të bardhë dhe të zezë, dhe të kuqe e të zezë. Opsioni i bardhë dhe ngjyrë e artë ende nuk ekziston por shumë persona e shohin në këtë mënyrë.
Add new comment