Reagimi i familjarëve lidhur me arrestimin e futbollistit anglez Johnson, i cili dyshohet të ketë kryer marrëdhënie me një 15-vjecare
Familja e futbollistit anglez Adam Johnson është 100% e sigurtë që ai është i pafajshëm, dhe një veprim të tillë nuk do te kryente kurrë. Madje të gjithë ata janë zotuar që do të qëndrojnë pranë Adam në këto momente kaq të vështira për të. Futbollisti britanik është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij 1.8 milionë paund në Country Durham.
Arrestimi ka ardhur vetëm pak javë pasi e dashura e Adam Johnson, Stacey Flounders ka sjell në jetë vajzën e tyre të parë Ayla Sofia më 8 janar. Në një intervistë të dhënë në mbrojtje të futbollistit nëna e Stacey ka thënë:’Ai është 100% i pafajshëm dhe ne do të qëndrojmë pranë tij. Nuk është shpallur fajtor për asnjë gjë. Është një person i mrekullueshëm që nuk ka bërë asgjë të gabuar. Kjo është një situate e tmerrshme.'
Përgatiti: Ester Bylyku
Burimi: Daily Mirror
Add new comment