Gruaja proteston kundër ngacmimit seksual, meshkujt për pak sa nuk e vrasin
Një artiste në Kabul është fotografuar e veshur me një metal mbrojtës, duke protestuar në heshtje kundër ngacmimit seksual. Në këtë vend femrat ngacmohen së tepërmi nga meshkujt qe gjithnjë kanë patur përparësi dhe shumë më shumë të drejta se to. Madje në deklaratën e saj ajo thotë se në moshë të re e ka vuajtur vetë këtë pjesë, ata e kanë prekur edhe kur ajo ka qenë duke ecur në rrugë.
Aristja thotë:’Planifikova të ecja për 10 minuta në lagjen më të populluar të Kabul, ku ngacmimet ndaj femrave janë shumë të shpeshta. Por në minutin e 8 duhej të ikja menjëherë drejt taksisë sepse gjendja u përkeqësua. Meshkujt nisën të më shanin,dhe të tjerë po më gjuanin me gur. Askush nuk e kuptonte cfarë po bëja përvec një djali të vogël, i cili e tha me zë të lartë se unë kisha veshur këtë mburojë metalike që të mos më prekte askush. Femrat në këtë vend kanë shumë pak të drejta. Teksa ecim rrugës meshkujt na pickojnë aq sa në lënë edhe shenja dhe askush nuk reagon. ’
Add new comment